Abdullah Skaka lindur më 5 dhjetor 1983, në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë, është kryetar i Bashkisë së Sarajevës.[1]
Abdullah Skaka shkollën fillore dhe Shkollën e Mesme të Mjekësisë i mbaroi në kryeqytetin e Bosnjes, Sarajevë. Ka përfunduar studimet pasuniversitare për ekonomi. Në administratën e kryeqytetit erdhi pas një karrierë në ndërmarrësi private. Si kryetari i 38 me radhë i Bashkisë së Sarajevës është zgjedhur nga votat e Këshillit të Qytetit më 6 shkurt 2017. Në mandatin paraprakë të Bashkisë së Kryeqytetit, Skaka, ka shërbyer si zëvendës i kryetarit të komunës.[2]
Aktualisht është kryetar i bordit Komunal të Partisë së Aksionit Demokratik (SDA) në Qytetin e Vjetër. Nga viti 2009 ka qenë menaxher i përgjithshëm në kompaninë SKY Media e Sarajevës.
Eshtë bashkëpronar i biznesit "Skaka" në komunën Stari Grad. Ai është i martuar dhe baba i dy fëmijëve.[3]