Abdurrahman Abdi pashë Arnauti ose Bonati (turqisht: Arnavut Abdurrahman Abdi Paşa; 1616–1686/1687) ishte politikan dhe udhëheqës ushtarak osman me prejardhje shqiptare, i cili qe bejlerbeu i fundit i krahinës së Budinit në Hungarinë e sotme.
Nga fshati Çiçull,[1] ka qenë farefis i Hasan pashë Hoxhollit nga Dibra.[2] Më 1666 ka urdhëruar ndërtimin e një xhamie, një hamami, çeljen e shtatë krojeve, dhe ndërtimin e disa haneve, dyqaneve e urave; ndërtime në sajë të të cilave iu dha Peqinit statusi i kasabasë.[3]
Në vitin 1669 u bë aga i jeniçerëve, ndërsa më 1674 fitoi gradën e vezirllëkut dhe pozitën e valiut të Bagdadit. Prej atje më 1679 shkoi në Egjipt, kurse në vitin 1681 u emërua vali i Bosnjës. Në vitin 1682 ishte muhafiz (komandant) i kalasë së Kamenicës, kurse në vitin 1684 u bë vali i Budimit. Në vitin 1685 qe komandant i ushtrisë osmane në Hungari dhe po atë vit shkoi vali në Halep.[2]
Në vitin 1686 shkoi përsëri vali në Budim, ku duke qenë në këtë pozitë, u përball me mësymjen e një ushtrie të krishterë të përbërë prej afro 90.000 trupash me habsburgas, hungarezë, kroatë, gjermanë etj., më 2 shtator 1686, pas një rrethimi 78 ditësh, me një sulm të rreptë morën Kalanë e Budimit, ku mbeti i vrarë edhe bejlerbeu peqinas.[4]
Në Peqin ndërtoi Xhaminë e Sahatit dhe Kalanë e Peklinjes. Ai përveç vakëfeve që ka lënë në Peqin, ka rinovuar edhe tyrben e Ma’rûf’ul-Kerhi-t në Bagdad.[2]
{{cite news}}
: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)