Aborti në Shqipëri u legalizua plotësisht më 7 dhjetor, 1995.[1] Aborti mund të kryhet me kërkesë deri në javën e dymbëdhjetë të shtatzënisë.[2] Gratë duhet t'i nënshtrohen këshillave për një javë para procedurës, dhe spitalet që kryejnë aborte nuk u lejohet të japin informacion për publikun në lidhje me gratë e trajtuara.[2]
Gjatë qeverisjes së Enver Hoxhës, Shqipëria kishte një politikë pro-lindjes,[2] duke detyruar gratë të kryejnë aborte ilegale ose duke i nxitur të kryejnë vetë. Si përfundim Shqipëria ishte vendi i dytë në Evropë për nga shkalla e vdekshmërisë të sapolindurve, dhe është llogaritur se 50% e të gjitha shtatzënive ka përfunduar në abort.[2] Gratë që shpalleshin fajtore për abort të shtatëzanisë së tyre turpëroheshin në shoqëri nga Partia Komuniste ose dërgoheshin në një program riedukimi.[2]
Në vitin 1989 aborti u legalizua në rastin e përdhunimit dhe incestit, ose në qoftë se pacienti ishte nën moshën 16 vjeç.[2] Në vitin 1991 aborti sipas aplikimit u prezantua, duke lejuar gratë të përfundojë shtatzënitë e tyre për arsye të ndryshme, nëse një bord i mjekëve pajtohej se ishte vendimi më i mirë.[2] Ligj i vitit 1995 anulon të gjitha ligjet e mëparshme.[1]
Në të dhënat e vitit 2010, shkalla e abortit ishte 9.2 aborte për 1000 gra të moshës 15-44 vjet.[3]