Ada Initiative

Ada Lovelace e prezantuar në një grafik në dru nga Colin Adams, bazuar në imazhin origjinal nga Alfred Edward Chalon

Ada Initiative ishte një organizatë jo-fitimprurëse që kishte si qëllim rritjen e pjesëmarrjes së vajzave në lëvizjen e lirë të kulturës, teknologjisë me burim të hapur dhe të kulturës së hapur.[1] Organizata u themelua në vitin 2011 nga zhvilluesja e kernelit te Linux dhe avokatja e platformave me burim të hapur (open source) Valerie Aurora dhe Mary Gardiner (themeluese e AussieChix, organizata më e madhe për vajzat që promovojnë platformat me burim të hapur në Australi). Organizata e mori emrin nga Ada Lovelace, e cila konsiderohet si zhvilluesja e parë në botë e programeve kompjuterike.

Mbyllja e organizatës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në gusht 2015, bordi i Ada Iniciative njoftoi se organizata do të mbyllet në tetor 2015. Sipas njoftimit, udhëheqja ekzekutive e organizatës vendosi të japë dorëheqjen, dhe organizata nuk ishte në gjendje për të gjetur zëvendësimin e duhur.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]