Agjencia e Statistikave të Kosovës | |
Shkurtesa | ASK |
---|---|
Lloji | Agjenci |
Koordinatat | 42.6651886,21.1659775 |
Rajoni i shërbimit | Republika e Kosovës |
Gjuha zyrtare | Shqip, Anglisht, Serbisht |
Organizata amë | Qeveria e Kosovës |
Faqja në internet | http://ask.rks-gov.net/ |
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK-ja) është institucion profesional, i pavarur, bartës dhe shpërndarës i statistikave zyrtare dhe koordinator i statistikave zyrtare të Kosovës, e cila vepron në kuadër të Zyrës së Kryeministrit (ZKM-së) dhe ushtron funksionet dhe përgjegjësit e saj të përcaktuara me Ligjin Nr. 06/L-058 për statistikat zyrtare të Republikës së Kosovës (Gazeta Zyrtare, nr. 3/2019, 17 Janar 2019) dhe Rregulloren përkatëse për organizimin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës. [1]
ASK kryen detyrat dhe përgjegjësitë tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi si dhe detyrat e përcaktuara nga Kryeministri.
Misioni i ASK-së është të sigurojë të dhëna cilësore në kohë dhe statistika zyrtare relevante, që i përmbushin nevojat e të gjithë shfrytëzuesve vendorë dhe ndërkombëtarë
ASK përmes planeve vjetore të veprimit ka synuar ta:
riorganizimin e ASK-së dhe ta fuqizojë Departamentin e Planifikimit2 dhe Departamentin e Regjistrimit dhe Anketimit;
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) u themelua në vitin 1948, gjatë një periudhe të transformimit socio-politik të asaj kohe. Objektiv parësor ishte mbledhja sistematike, përpunimi dhe shpërndarja e të dhënave statistikore lidhur me aspekte të ndryshme të shoqërisë dhe ekonomisë së Kosovës. ASK-ja ofron njohuri kyçe mbi demografinë e popullsisë, treguesit ekonomikë, bujqësinë dhe më shumë.
Vitet ’90-të shënuan një periudhë sfidash të rëndësishme për Kosovën, duke përfshirë edhe trazirat politike. Mes këtyre vështirësive, gjatë kësaj kohe, ASK-ja u përball me represion politik nga Serbia. Në një kthesë shqetësuese të ngjarjeve, zyrtarët e ASK-së u larguan padrejtësisht nga puna nga autoritetet serbe në vitin 1990, duke lënë një boshllëk në prodhimin statistikor të Kosovës.
Në fillim të shekullit të ri XXI, ASK-ja luajti një rol të rëndësishëm, duke ofruar të dhëna statistikore, për shtet-formimin e Republikës së Kosovës. ASK-ja iu bashkua organizatave ndërkombëtare, e sidomos Eurostat-it, për ndryshime metodologjike dhe adaptimin e metodave të reja teknologjike në mbledhjen, analizën dhe shpërndarjen e të dhënave, duke siguruar cilësi dhe besueshmëri të statistikave zyrtare.
Viti 2011 shënoi një moment historik për Kosovën në përgjithësi dhe për ASK-në në veçanti, duke kryer Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (REKOS 2011) për her të parë pas 30 vjetësh. Ky regjistrim siguroi informacione demografike dhe socio- ekonomike, gjithëpërfshirëse dhe të përditësuara.
Pas përfundimit të Regjistrimit të Popullsisë (REKOS 2011) u hap rrugë për ta realizuar edhe Regjistrimin e Bujqësisë 2014. Regjistrim ky, që u realizuar pas 50 vjetësh. Regjistrimi i Bujqësisë 2014 siguroi të dhëna lidhur me përdorimin e tokës, prodhimin e të korrave, blegtorinë dhe tregues të tjerë jetikë bujqësorë. Regjistrimi i Bujqësisë 2014 u mundësoi politik-bërësve, studiuesve dhe palëve të interesuara, për të hartuar strategji të qëndrueshme për politikat bujqësore dhe zhvillimin rural. 2017
Viti 2017 shënoi një moment kthese në rrugëtimin e ASK-së praktikave statistikore ndërkombëtare. Për herë të parë u bë pjesë e procesit “Peer review” të organizuar nga Eurostati.[3]