Alban Bunjaku

Alban Bunjaku
Të dhënat vetjake
Datëlindja20 maj 1994 (30 vjeç)
VendlindjaRomford, Angli
Gjatësia1.85 m (6 ft 1 in)
PozicioniMesfushor sulmues
Karriera me të rinjtë
2002–2012Arsenal
2012–2013Sevilla Atlético
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2014–2015Derby County0(0)
2016Dordrecht9(2)
Karriera ndërkombëtare
2014Kosova2(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 6 qershor 2016
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 25 mars 2020

Alban Bunjaku (i lindur më 20 maj 1994), është futbollist profesionist kosovar i cili luan si mesfushor ofenziv (sulmues) për ekipin kombëtarë të futbollit të Kosovës.

Karriera e hershme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

I lindur në Londër, në moshën tetë vjeçare Bunjaku iu bashkua akademisë së Arsenalit (Arsenal F.C. Academy).[1]

Pasi që shënoi pesëmbëdhjetë gola në njëzet e tri ndeshje te grupmoshave nën 18 vjet, Bunjaku u largua nga klubi për të nënshkruar për ekipin e Sevillas në La ligën spanjolle (La Liga)[2]. Ai luajti për klubin e dytë Sevilla Atlético, dë divizionin B të ligës spanjolle (Segunda División B)[3]. ai debutoj më 14 tetor 2012 në ndeshjen e javës se tetë kundër Cartagenna, ku në minutën e 89 hyri si zëvendësues në vend Álex Rubio. Ndeshja përfundoi me barazim 2:2[4]. Bunjaku shënoi golin e tij të parë më 4 nëntor 2012 në ndeshjen e javës së njëmbëdhjetë kundër Melilla dhe i mundësoi Sevilla Atlético fitoren prej 0:1 si mysafir kur shënoi në minutën e 53, dhe 12 minuta më vonë u zëvendësua nga Joaquín García[5].

Më pas, më 10 qershor 2014, Bunjaku ishte kthyer në Angli për të nënshkruar një kontratë dyvjeçare me Derby County[6]. Trajneri Steve McClaren tha se Bunjaku kishte potencial për të korrur sukses në Derby, duke pasur parasysh përvojën e tij dhjetëvjeçare në Arsenal dhe gjithashtu nga koha e tij e shkurtër në Sevilla Atlético[7].

Pasi kaloi kohën më të madhe kryesisht për ekipin U21, Bunjaku me pëlqimin e ndërsjellë u largua nga klubi disa muaj para përfundimit të kontratës së tij[8].

Më 18 janar 2016, menjëherë pas largimit nga Derby County, Bunjaku nënshkroi me Dordrecht të Eerste Divisie[9]. Ai bëri debutimin e tij për klubin në të njëjtën ditë në një ndeshje të ligës kundër Emmen. Ai erdhi si zëvendësues i Ibrahim Touré në minutën e 63-të, të cilën ndeshje Dordrecht e humbi me rezultat 2-0[10].

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në janar të vitit 2012, mediat raportuan se Federata Shqiptare e Futbollit po përpiqej ta bindte lojtarin të ishte pjesë e ekipit të saj kombëtar, pasi Federata e Futbollit Anglez nuk i kishte bërë atij ndonjë ftesë për të luajtur për kombëtaren angleze. Ai u thirr për të përfaqësuar Shqipërinë për grupmoshat U19.[11]

Në maj 2014, Bunjaku u thirr në ekipin kombëtar të futbollit të Kosovës, për ndeshjet miqësore kundër Turqisë dhe Senegalit[12]. Me datë 21 maj 2014, Bunjaku bëri debutimin e tij ndërkombëtar për Kosovën kundër Turqisë, duke hyrë si zëvendësues në minutën e 60-të në vend të Lum Rexhepit në humbjen me rezultat 1-6 në stadiumin olimpik Adem Jashari, Mitrovicë, Kosovë.[8][13]

Të dhënat e datës 13 shtator 2016[14][15]

Klubi Stinori Liga Kup Evropë Totali
Divizioni Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Sevilla Atlético 2012–13 Segunda División B 10 1 0 0 - - 10 1
Totali 10 1 0 0 0 0 10 1
Slavia Prague B 2013–14 Czech Fourth Division - -
Totali
Derby County 2014–15 Football League Championship 0 0 0 0 - - 0 0
Totali 0 0 0 0 0 0 0 0
Dordrecht 2015–16 Eerste Divisie 9 2 0 0 0 0 9 2
Totali 9 2 0 0 0 0 9 2
Totali 19 3 0 0 0 0 19 3

Të dhënat e datës 21 maj 2014

Përfaqësuesja kosovare e futbollit
Viti Paraqitje Gola
2014 1 0
Totali 1 0
  1. ^ Sevilla sign English-born Arsenal starlet" Arkivuar 9 prill 2016 tek Wayback Machine. Inside Spanish Football. 28 June 2012. Retrieved 27 March 2016
  2. ^ http://www.dailymail.co.uk/sport/football/article-2165875/Arsenal-allow-Alban-Bunjaku-join-Sevilla.html
  3. ^ Derby sign former Arsenal midfielder Alban Bunjaku on a free transfer". SKY Sports. 10 June 2014. Retrieved 11 March 2016.
  4. ^ "Sevilla II vs. Cartagena". Soccerway.com. 14 October 2012
  5. ^ "Melilla vs. Sevilla II". Soccerway.com. 4 November 2012.
  6. ^ Transfer news: Derby sign former Arsenal midfielder Alban Bunjaku on a free transfer | Football News | Sky Sports
  7. ^ "Dailymail news about transfer" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 30 gusht 2016. Marrë më 4 shkurt 2018.
  8. ^ a b "Midfielder Alban Bunjaku leaves Rams". BBC Sport. 15 January 2016. Retrieved 11 March 2016
  9. ^ "Alban Bunjaku naar FC Dordrecht". FC Dordrecht. 18 January 2016. Retrieved 11 March 2016.
  10. ^ "FC Dordrecht 0-2 FC Emmen". Soccerway
  11. ^ "The story of Arsenal's former protege, 18-year-old Romford-born Alban Bunjaku" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 23 janar 2020. Marrë më 4 shkurt 2018.
  12. ^ Dy miqësoret, Bunjaku shpall listën e Kosovës Arkivuar 13 dhjetor 2014 tek Wayback Machine Panorama Sport
  13. ^ Kosovo national team v Turkey*, 21 May 2014 EU-Football.info
  14. ^ Alban Bunjaku at Soccerway
  15. ^ "Alban Bunjaku". National Football Teams. Benjamin Strack-Zimmerman.