Aleks Buzo | |
Emri | Aleks |
Mbiemri | Buzo |
Lindur më | 1944 |
Lindur në | Sidnej |
Vdiq më | 2006 |
Kombësia | shqiptare, australiane |
Shtetësia | australiane |
Profesioni | shkrimtar |
Aleks Buzo me baba shqiptar dhe nënë australiane është dramaturg dhe novelist i njohur australian. Ai ka lindur në Sidnej në 1944 dhe ka vdekur në muajin gusht të 2006. Në shtypin australian ka shumë artikuj të botuar për vdekjen e tij, ku humbja e Buzos komentohej si humbje për teatrin australian.
Aleks Buzo e ka pasur kulmin e karrierës së vet në vitet ’70. Bashkë me David Williamson dhe Jack Hibberd ai njihet si lider i teatrit australian të viteve ’70. Disa nga veprat e tij më të njohura në Australi janë Rooted (1969) Macquarie (1971), Coralie says No (1974). Në vitin 1974 ai ishte bashkë-skenarist në filmin Ned Kelly. Vepra e tij e parë Norm and Ahmed ka një incident që mbahet mend edhe sot. Ajo trajtonte temën e racizmit dhe ksenofobisë. Ajo u bë objekt debatesh të shumta dhe shkarkimesh për shkak të përdorimit për herë të parë në një skenë teatri kombëtar të fjalës “fucking”. Aleksi vdiq në Sidnej në 16 gusht të vitit 2006 në moshën 62 vjeçare pas një beteje gati 5 vjeçare me kancerin. Vepra e tij e fundit është Legends of the Baggy Green, një i dedikohet sportit të kriketit, një nga pasionet më të mëdha të jetës së këtij shqiptaro-australiani të njohur.