![]() | |
Lloji | Privat Gjeneralist |
---|---|
Shteti | Maqedonia e Veriut |
Zona e transmetimit | Maqedoni e Veriut Shqipëri Kosovë Slloveni[1] |
Selitë | Shkup |
Programimi | |
Gjuha/ët | Shqip, Maqedonisht |
Përmasa e figurës | 16:9 |
Pronësia | |
Pronari | VeVe Group:
|
Kanalet simotra | Albanian Screen (më parë) |
Historia | |
Themeluar | 1 mars 2006 |
Themeluesi | Vebi Velija |
Emrat e dikurshëm | Alsat-M (2006-2022) |
Lidhjet | |
Faqja zyrtare | https://alsat.mk |
Televizioni Kombëtar Alsat,[a] ose thjesht Alsat [b], është një stacion televiziv gjeneralist me licencë kombëtare që transmeton në Maqedoninë e Veriut. Programi transmetohet në gjuhën shqipe dhe atë maqedonase. Ky kanal jep lajme, sporte, politikë, muzikë, seriale, dhe emisione të tjera argëtuese.[2][3]
Ky stacion, i themeluar nën emrin Alsat-M, ishte motër e projektit televiziv shqiptar Alsat (më vonë Albanian Screen) nga sipërmarrësi Vebi Velija. Ai filloi së transmetuari në gjuhën shqipe, duke përfshirë maqedonishten më vonë si pjesë të programit të vet ditor. Pas shuarjes së Albanian Screen-it dhe vdekjes së themeluesit, familja Velija zotëron televizionin dhe mori emrin origjinal "Alsat".[4][5]
Sipas Agjencisë së Mediave në Maqedoni, Alsat gëzon 13,96% të publikut të Maqedonisë së Veriut.[6] Ajo ka të hyra prej afro 160 milionë denarë në vit.[7]
Shumica e programacionit të jashtëm të Alsatit përmban seriale të importuara nga Turqia. Televizioni është i vetmi që ofron seriale turke në dublim në gjuhën shqipe.[nevojitet citimi]
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Adresë e papërshtatshme (lidhja)