Stampa:Kutia Shkrimtar Amik Kasoruho (Tiranë, 20 nëntor 1932 – 4 maj 2014)[1]. Shkrimtar dhe përkthyes i mirënjohur shqiptar.
Amik Kasoruho lindi në vitin 1932 në Tiranë. Ishte vetëm 17 vjeç kur u arrestua nën akuzën për agjitacion dhe propagandë dhe u dënua me 10 vjet heqje lirie. Pasi doli nga burgu jetoi në Kavajë në periudhën 1956–1962. Më tej u dëbua familjarisht në Gosë, ku jetoi për gati 30 vjet, deri në vitin 1990.
Nga 1956–1960 punoi si punëtor krahu në Elbasan, Lushnjë, Kavajë, më pas si punëtor ndërtimi në Gosë, gjeometër, si teknik ndërtimi në NSHN Durrës.
Pas rrëzimit të diktaturës largohet drejt Italisë, ku qëndroi deri në vitin 2009. Në këtë periudhë u mor me publicistikë, përkthime dhe shkrimtari.
Vdekja e tij erdhi pas një sëmundje në mushkëri.[1]
Më së shumti krijimtaria e tij u fokusua në fushën e përkthimit dhe të publicistikës. Ka sjellë në shqip mbi 60 vepra të autorëve të huaj dhe ka përkthyer mbi 10 autorë shqiptarë në gjuhë të huaj.
Amik Kasoruho ka përkthyer në shqip vepra nga Pirandello, Isabel Allende, Harold Robbins, Patrick O’Brian, John Selby etj. Një ndër përkthimet e tij të fundit ishte edhe "Revolta e Atlasit" e shkrimtares dhe filozofes së mirënjohur amerikane Ayn Rand.