Andrea Thopia (lat. Andrea Thopia; pas 1479) ka qenë një fisnik arbër i shekullit të 15-të, në zotërimet e të cilit përfshihej Skuria (midis Durrësit dhe asaj që do të bëhej Tirana e sotme), anëtar i familjes Topia dhe njëri prej themeluesve të Lidhjes së Lezhës .
Andrea ishte nipi i Karl Topisë.[1] Kishte dy djem, Karl Muzakën me Komninin dhe ishte biri i Niketë Topisë që vdiq më 1414/1415
Pas Betejës së Savrës më 1385, Arbëria hyri nën ndikimin e fortë osman dhe shkallë-shkallë pjesa më e madhe e territorit të saj u aneksua nga Perandoria Osmane brenda një njësie administrative të ndarë: : Sanxhaku Arvanid. Andrea ngriti krye ndaj osmanëve më 1432 dhe mundi një njësi të vogël ushtarake osmane në malet e Shqipërisë Qendrore. Fitorja e tij frymëzoi krerët e tjerë në Shqipëri, veçanërisht Gjergj Arianitin, për t'u rebeluar kundër osmanëve.[2]
Së bashku me nipin e tij, Tanushin, Andrea si zot i Skurisë mori pjesë në themelimin e Lidhjes së Lezhës dhe aleancën ushtarake që e pasoi[3] me anëtarë të tjerë si Lekë Zaharinë, Pjetër Spanin, Lekë Dushmanin, Gjergj Arianitin, Teodor Muzakën, Stefan Cërnojeviçin dhe vartësit e tyre.
Sipas Gjon Muzakës, Andrea Topia ishte ndër anëtarët e Lidhje që jetuan edhe pas rënies së Shkodrës në duart osmane më 1479.[4]
Shkrimtari italo-arbëresh Jeronim de Rada i kushtoi veprën e tij të vitit 1839 Këngët e Historisë Arbërore të Serafina Thopisë, Gruaja e Princit Nikollë Dukagjini ( italisht: Canti storici albanesi di Serafina Thopia, moglie del principe Nicola Ducagino) në dashurinë e papërmbushur të Serafina Thopisë dhe Bosdare Stresës (një Romeo dhe Xhulieta Shqiptare). Serafina, që ishte e bija e Andrea Topisë në këtë këngë, flijoi dashurinë e saj për në Bozhidarin dhe u martua me Nikollën Dukagjini për të ndihmuar bashkimin e Arbërisë Jugore dhe Veriore për të luftuar kundër osmanëve.[5]
André Thopia, petit neveu de Charles Thopia 1402 - m.
In 1432 Andrew Thopia revolted against his Ottoman overlords ... inspired other Albanian chiefs, in particular George Arianite (Araniti) ... The revolt spread ... from region of Valona up to Skadar... At this time, though summoned home by his relatives ... Skanderbeg did nothing, he remained ... loyal to sultan
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
The 'Songs of Serafina Thopia' also take us back to the nebulous romantic world of mid-fifteenth-century Albania... an Albanian Romeo and Juliet ... Serafina sacrifices her own happiness to state interests, and marries Prince Nicholas Dukagjini so as to unite southern Albania with the north....on the eve of Turkish invasion)