Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Prof. Dr. Anila Paparisto është lektore në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Departamenti i Biologjisë.[1] Në 2021 ajo u emërua Zëvëndës Rektore e Universitetit të Tiranës.[2]
Prof. Dr. Anila Paparisto ka rreth 27 vjet përvojë në kërkime shkencore dhe projekte në fushën e biologjisë së kafshëve, kërkimeve të biodiversitetit, shkencave mjedisore dhe biodiversitetit, menaxhimit në arsimin e lartë, trajnimit në strategjitë dhe metodat e mësimdhënies dhe edukimit, dinamika arsimore, juridik. në arsimin e lartë, sigurimin e cilësisë dhe mësimdhënien e shkencave biologjike. Gjatë karrierës së saj akademike Prof. Paparisto ka qenë e përfshirë në projekte kërkimore dhe shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Rezultatet e saj kërkimore shkencore janë publikuar në revista kombëtare dhe ndërkombëtare.
Prof. Paparisto është anëtare e Rjetit të Grave Shqiptare ne STEM (NAWSTEM). [3] [4] Ajo është fituese e çmimit L'Oréal-UNESCO Për Gratë e reja në Shkencë. [5]
Anila Paparisto ka një master shkencor në Biologji Molekulare dhe Bioteknologji nga Vrije Universiteiet, Belgjikë. Në vitin 2001 mori titullin doktor i shkencave në biologji pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore, në Universitetin e Tiranës, doktoraturë e mbrojtur me tezën "Të dhëna mbi Coleoptera (Insecta) në Bregdetin Shqiptar". Në vitin 2007 mori titullin Profesor i Asociuar pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore, në Universitetin e Tiranës, dhe në vitin 2011 mori titullin Profesor pranë të njëjtit institucion.[6]
Anila Paparisto ka një eksperiencë të gjatë në arsimin e lartë dhe në kërkim. Prej vitit 1994 ajo është lektore e Zoologjisë së Jovertebrorëve dhe Didaktikat e Mësimdhënies pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Unierstitetin e Tiranës. Ajo ka më shumë se 80 artikuj shkencorë dhe 10 libra të botuar.
Përpos aktivitetit shkencor, Anila Paparisto ka një eksperiencë të gjatë në zhvillimin e arsimit dhe shkencës, duke mbajtur pozicione të ndryshme si Anëtare e Këshillit të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor gjatë viteve 2015-2018. Prof. Paparisto ka kontribuar aktivisht si pjesë e Grupit Reformues të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor në Republikën e Shqipërisë. [7] Prof. Paparisto ka shërbyer si anëtare e Bordit Shqiptar të Akreditimit nga 2017-2021.[8] Prej 7 qershorit 2021, ajo është emëruar Zëvendësrektor i Universitetit të Tiranës për anën mësimore.[9]
Në vitin 2002 mori çmimin L'Oréal-UNESCO 'For Women in Science Awards Fellow' [10]. Prej vitit 1995 është anëtare e bordit të Shoqatës së Biologëve të Shqipërisë. Ajo është anëtare e Akademisë së Shkencave që prej vitit 2013.[11]
Paparisto, A. et.al., (2020) "Fauna of Tirana region", PrintAL, ISBN: 978-9928-322-26-5
Paparisto, A. et.al, (2020) "Suplementary Curriculum to assist teachers of High School", ISBN ISBN: 978-9928-322-10-4
Paparisto, A. e.al, (2020) "The Impact of High School Core Courses on First-Year Student Success. Case Study: Biology vs Engineering", [12]
Profili Akademik në Research Gate: https://www.researchgate.net/profile/Anila_Paparisto
Profili në ASCAL: https://www.ascal.al/media/documents/ba/Anila-Paparisto.pdf
Profili në UT: https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2021/04/Cv-Anila-Paparisto.pdf
Profili në LinkedIn: https://al.linkedin.com/in/anila-paparisto-69333180
Takimi virtual i NAWSTEM: https://scidevcenter.org/webinar-series-5-women-in-stem/ Arkivuar 24 mars 2023 tek Wayback Machine
STEMtalk i SCiDEV dhe NAWSTEM: https://scidevcenter.org/local-stemspresso-promoting-women-in-stem-to-youth-from-youth/
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)