Arben Ahmetaj (lindur më 28 qershor 1969 në Gjirokastër) është një ish-politikan shqiptar.[1] Ai ka qenë zëvendës-kryeministër dhe ministër i financave të Shqipërisë.
Në 1991, Ahmetaj është diplomuar në Universitetin e Tiranës për gjuhë angleze, specializuar në literaturë anglo-amerikane.
Më 10 korrik 2023, prokuroria e Spakut ka kërkuar arrestimin e Ahmetajt për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie në lidhje me hetimin mbi skandalin e incineratorëve.[2]
Më 1 shkurt 2024, Ahmetaj ka dhënë një intervistë (257.000 shikime; 15 shkurt 2024) te Çim Peka Live në SYRI TV ku ka akuzuar kryebashkiakun Erion Veliaj dhe kryeministrin Edi Rama për përfshirje më të madhe te procedura e inceneratorëve, ndonëse sipas tij, nuk hetohen mjaftueshëm nga prokuroria e Spakut.[3]
Ai ka thënë që po kërcënohet dhe e ka lënë Shqipërinë pasi nuk iu dha mundësia të hetohet në gjendje të lirë.
Ai ka akuzuar Ramën dhe Veliajn për orkestrimin e një fushate baltosëse kundër tij duke aluduar ndër të tjerash për një investigim 1-orësh "të porositur" dhe të transmetuar tek Inside Story në Top Channel (317.000 shikime; 15 shkurt 2024).[4] Megjithë akuzat e forta ndaj ish-bashkëpartiakëve të tij në pushtet, ato nuk u pasqyruan të nesërmen nga Top Channel, TV Klan, apo Euronews Albania.
Ahmetaj ka dy vajza.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
Ky artikull rreth politikës është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |