Arbërishtja e Zarës (arbërisht: Arbënisht; kroatisht: Arbanaški jezik) është një nëndialekt i gegërishtes që flitet nga arbëreshët e Zarës. Folësit e këtij nëndialekti e kanë origjinën nga treva e Tivarit, Mali i Zi si dhe nga treva e Krajës, dhe mërguan në Kroaci në fillim të shekullit XVIII. Shquhet për një numër zhvillimesh divergjente, si dhe për ruajtjen e veçorive të caktuara arkaike të gegërishtes mesjetare. Arbërishtja e Zarës është e ndikuar nga gjuhët sllave (kryesisht kroatishtja) dhe romane (kryesisht italishtja dhe venecianishtja).[1] Ky nëndialekt mund të quhet edhe "dialekti dalmat" i shqipes në disa botime të vjetra.
Gjuhëtari At Justin Rrota në një punim të tij, radhit një pasqyrë të të folmes së Borgo Erizzo-s, që ia kishte dhënë filologu italian Tagliavini:[2]
"Ni njer e ko pat' ni gomar fort të plak, çish (që) nuk ko mujt' vish (srb. ma) me punua; përata ko shti në mendime m'e vra, e pe' (prej) likure të tij me bo tamburin. Ali (srb. por) gomari, çish ko marrë vesht gji(th), ni dit', kur nuk ko ken' kurkush në shpi, ko ik' në fusha Ullath (udhës) e ndeshën çenin, e i thot': Çish (çka) do me thanë da (srb. që) je ashtu i tuzno (srb. i idhun)?
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)