Dallku me Vorskla Poltava në mars 2017 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Ardin Dallku | ||
Datëlindja | 1 nëntor 1994 | ||
Vendlindja | Vushtrri, Jugosllavi | ||
Gjatësia | 1.84 m (6 ft 0 in) | ||
Pozicioni | Mbrojtësi | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | KF Dukagjini | ||
Numri | 44 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
–2012 | Prishtina | ||
2012–2016 | Vorskla Poltava | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2016–2019 | Vorskla Poltava | 59 | (2) |
2020 | Shkëndija | 2 | (0) |
2021 | Gjilani | 7 | (0) |
2021– | Dukagjini | 18 | (2) |
Karriera ndërkombëtare | |||
2017–2018 | Kosova | 2 | (0) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Ardin Dallku (lindi më 1 nëntor 1994) është futbollistë kosovarë i cili luan për klubin kosovar KF Dukagjini.
Më 10 janar 2012, Dallku nënshkroi kontratë me klubin ukrainas Vorskla Poltava.[1] Më 10 dhjetor 2016, ai bëri debutimin e tij në ndeshjen kundër Volyn Lutsk pasi u emërua të luaj në fillim të lojës.
Më 24 tetor 2019, Dallku nënshkroi një parakontratë me klubin e Ligës së Parë të Futbollit Maqedonas Shkëndija dhe ky transferim do të hynte ligjërisht në janar 2020.[2] Më 1 mars 2020, ai bëri debutimin e tij në një fitore 4–1 në shtëpi kundër Makedonija Gjorče Petrov pasi u emërua në formacionin fillestar.[3]
Më 28 gusht 2017, Dallku morri një thirrje nga Kosova për ndeshjet e kualifikimit të Kupës së Botës FIFA 2018 kundër Kroacisë dhe Finlandës.[4] Më 13 nëntor 2017, ai bëri debutimin e tij me Kosovën në ndeshjen miqësore kundër Letonisë pasi u emërua të luaj në fillim të lojës.
Dallku lindi në Vushtrri dhe është djali i ish-futbollistit jugosllav Sabit Dallku dhe vëllau i futbollistit Armend Dallkut. Ai mban pasaportën kosovare, shqiptare[5] dhe serbe.[6]
KF Shkëndija me kënaqësi konfirmon gjetjen e akordit të bashkëpunimit me mbrojtësin kosovar Ardin Dallku. Në fakt, është një lëvizje që do të hyjë në fuqi në mënyrë juridike në janar të vitit të ardhshëm kur futbollisti 24 vjeçarë do të fitojë të drejtë loje
Debutuan në ndeshje zyrtare me kuqezinjtë Dallku dhe Neto[lidhje e vdekur]