Arkitektura e Bangladeshit i referohet atributeve dhe stileve arkitekturor të Bangladeshit.[1] Arkitektura e Bangladeshit ka një histori të gjatë dhe është e rrënjosur në kulturën, fenë dhe historinë e Bangladeshit.[2] Ajo ka evoluar përgjatë shekujve dhe ka përvetësuar ndikime nga bashkësitë e ndryshme shoqërore, fetare dhe të huaja. Arkitektura e Bangladeshit përmbën një ndikim të rëndësishëm mbi stilin e jetesës, traditën dhe jetën kulturore të bangladeshasve. Bangladeshi ka shumë mbetje arkitekturore dhe monumente që datojnë mijëra vjet më parë.
Perandoria Pala ishte një perandori e hershme indiane e Budizmit bengalez (që përfshinte Bangladeshin e sotëm midis shekujve të VIII dhe të XII. Perandoria Pala krijoi një formë të dalluar të Arkitekturës dhe Artit Bengalez e njohur si "Shkolla Pala e Artit Skulpturor". Strukturat gjigante të Vikramashila Viharës, Odantpuri Viharës dheJagaddal Viharës ishin kryevepra të Arkitekturës Pala. Këto struktura kolosale u shkatërruan nga forcat e famëkeqit Ikhtiyar Uddin Muhammad Bin Bakhtiyar Khalji. Somapura Mahavihara, një krijim i Dharmapalas, në Paharpur të Bangladeshit, është Vihara më e madhe Budiste në nënkontinentin Indian dhe ka qenë përshkruar si një "kënaqësi e syve të botës". UNESCO-ja e bëri atë një Monument të Trashëgimisë Botërore që nga viti 1985. Stili Arkitekturor Pala u ndoq përgjatë Azisë Jug-Lindore dhe Kinës, Japonisë dhe Tibetit. Bengali e përvetësoi në mënyrë të merituar emrin "Zonja e Lindjes". Dr. Stella Kramrisch thotë: "Arti i Biharit dhe Bengalit ushtruan një ndikim të gjatë mbi atë të Nepalit, Burmës, Cejlonit dhe Javës". Dhimani dhe Vittpala ishin dy skulptorë të shquar Pala. Rreth Somapura Mahaviharas, Z. J. C. French thotë me keqardhje: "Për kërkimin e Piramidave të Egjiptit shpenzohen miliona dollarë çdo vit. Por për gërmimet e Somapura Mahaviharas është shpenzuar vetëm një përqind e asaj shume, kush e di se çfarë zbulimesh të jashtëzakonshme mund të bëheshin ".[3]
Sulltanati i Bengalit ishte një periudhë e zanafillës Aziatiko-Qendrore të Dinastisë mysimane Nawab që sundonte në mënyrë të pavarur nga Perandoria Mogule nga viti 1342 deri në vitin 1576. Shumica e arkitekturës myslimane të periudhës gjendet në rajonin historik të Gaurit, Divizioni i sotëm Rajshahi dhe distrikti Malda në Bengalin Perëndimor. Arkitektura e periudhës është e njohur për zhvillimin e një stili unik të ndikuar nga traditat arkitekturore bengaleze. Arkitektura e Sulltanatit të Bengalit u mishërua në struktura si Xhamia Shat Gombuj, Xhamia Shona dhe Xhamia Kusumba.[4] Në vitin 1576, një pjesë e madhe e Bengalit ra nën sundimin e Perandorisë Mogule. Në atë kohë, Dhaka u shfaq si një bazë ushtarake mogule. Zhvillimi i anijeve qytetit dhe banesave kishte rezultuar në një rritje domethënëse të popullsisë, pasi qyteti ishte shpallur nga Subahdari Islam Khani I is kryeqyteti i Subahit të Bengalit në vitin 1608, kohë gjatë të cilës u ndërtuan shumë xhami dhe fortesa. Bara Katra u ndërtua midis viteve 1644 dhe 1646 për të qenë rezidenca zyrtare e princit Mogul, Shah Shuja, djali i dytë i perandorit Shah Jahan. Arkitektura Indiane Mogule në Bangladeshin e sotëm arriti kulmin e saj gjatë mbretërimit të Subedarit, Shaista Khan, që inkurajoi ndërtimin e qyteteve moderne dhe veprave publike në Dhaka, duke çuar në një zgjerim masiv urban dhe ekonomik. Ai ishte një përkrahës i arteve dhe inkurajoi ndërtimin e monumenteve madhështore përgjatë provincës, duke përfshirë xhami, mauzoleumë dhe pallate që përfaqësonin mjeshtërinë e Arkitekturës Mogule. Khani zgjeroi në mënyrë të madhe Fortesën e Lalbaghut (gjithashtu Fortesa e Aurangabadit), Xhaminë e Pazarit Chowk, Xhaminë Saat dhe Choto Katran. Ai mbikëqyri gjithashtu ndërtimin e mauzoleumit për vajzën e tij Bibi Pari.
Shumë prej Arkitekturës tempullore prej terakote në Bangladesh daton nga fundi i periudhës islamike dhe fillimi i periudhës britanike gjatë të cilës zamindarët e pasur hindu porositën këto struktura.
Origjina e bungalowt i ka rrënjët e saj në rajonin historik të Bengalit.[5] Termi baṅgalo, që do të thotë "Bengalez" dhe i përdorur për një "shtëpi në stilin Bengalez".[6] Shtëpi të tilla ishin tradicionalisht të vogla, vetëm me një kat dhe të shkëputura ashtu si dhe me një verandë të gjerë, u përshtatën nga britanikët, që i përdorën ato si shtëpi për administratorët kolonialë në vendqëndrimet verore në Himalaje dhe në komplekset jashtë qyteteve indiane.[7] Shtëpitë në stilin Bungalow janë akoma shumë popullore në Bengalin rural. Në zonat rurale të Bangladeshit, ato shpesh quhen Bangla Ghar (shtëpi e stilit bengalez). Materiali kryesor ndërtimor i përdorur në kohën moderne janë fletat prej çeliku. Më parë ato kishin qenë ndërtuar me dru, bambu dhe një lloj kashte të quajtur Khar. Khari përdorej në çatit e Bungalowt duke e mbajtur shtëpinë të freskët gjatë ditëve të verës. Një tjetër material çatie për Bungalowt kanë qenë tjegullat prej balte të kuqe.
Në periudhën koloniale britanike, u zhvilluan në mënyrë mbizotëruese ndërtesat e stilit Indo-Evropjan, nga një përzierje e komponentëve kryesisht indiane, evropiane, aziatiko-qendrore dhe islamike. Midis veprave më të shquara janë Ahsan Manzili në Dhaka dhe Pallati Tajhat në qytetin e Rangpurit.
Në kontekstin modern, Arkitektura e Bangladeshit është bërë në mënyrë më të larmishme duke përfshirë atributet arkitekturore bashkëkohore, format estetike artistike dhe përparimet teknologjike. Që nga Pavarësia e Bangladeshit, përparimi ekonomik ka nxitur arkitekturën nga format e saj tradicionale duke e çuar në kontekstin bashkëkohor. Me rritjen e urbanizimit dhe modernizimit, forma arkitekturore është duke u kthyer në modernizëm duke përfshirë një gamë të gjerë të trashëgimisë dhe traditës së saj.[2] Arkitektura e Bangladeshit mund të ofroi kontekstin historik dhe jetësor të popullit të Bangladheshit.[8] Fazlur Rahman Khani ishte një inxhinier strukturor dhe arkitekt, që nisi sistemet strukturore që janë themelore për projektimin e ndërtesave të larta sot.[9][10][11] I konsideruar si "Ajnshtajni i inxhinierisë strukturore",[12][13] "Dizajnet e tij tubulare" për lartësi të mëdha revolucionarizoi dizajnin e ndërtesave të larta.[14][15] Shumica e ndërtesave mbi 40-katëshe të ndërtuara që nga vitet 1960 tani përdorin dizajne tubuare të rrjedhura nga parimet e inxhinierisë strukturore të Khanit. Ai është projektuesi i Willis Tower – ndërtesa më e lartë në Shtetet e Bashkuara (dhe ndërtesa më e lartë në botë për shumë vite), John Hancock Centre, Hajj Terminal, etj. Risitë e Fazlur Rahmanit nuk i bënë ndërtesat strukturalist më të forta për edhe më efiçente, duke pakësuar në mënyrë domethënëse përdorimin e materialeve (ekonomikisht shumë më efiçent) ndërsa në të njëjtën kohë lejoi që ndërtesat të arrinin lartësi edhe më të mëdha. Sistemet tubuare lejojnë hapësira më të mëdha të brendshme duke i lejuar ndërtesat të marrin forma nga më të ndryshmet, duke ofruar liri të paparë më parë për arkitektët.[16][17] Ai shpiku gjithashtu sky lobby'’ për lartësi të mëdha dhe ndihmoi në nisjen e përdorimit të gjerë të kompjuterëve për inxhinierinë strukturore. Fazlur Rahmani është inxhinieri strukturor më i shquar i shekullit të XX, që la një ndikim të jashtëzakonshëm dhe të gjatë në profesion, si kombëtarisht ashtu dhe ndërkombtarisht.[12] Fazlur Rahmani, më shumë se çdo individ tjetër, paratha një rilindje në ndërtimin e qiellgërvishtësve gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XX[18] dhe bëri të mundur që njerëzit të jetojnë dhe të punojnë në "qytete në qiell".[19] Khani krijoi një trashëgimi risish që janë të jashtëzakonshme dhe u bë një ikonë si në arkitekturë ashtu dhe në inxhinierinë strukturore.[20][21]
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
Wikimedia Commons has media related to Arkitektura e Bangladeshit. |