Kisha Armene e Ringjalljes së Shenjtë u ndërtua në vitin 1781 si një kapelë druri dhe u shenjtërua nga peshkopi Efraim. Kjo ndodhi pak a shumë në të njëjtën kohë që armenët u vendosën në Dhaka.[4] Kisha bart varret e 200 armenëve. Kulla e kishës u rrëzua në vitin 1897 si pasojë e një tërmeti.[5]
Në vitin 1926, u rinovua dhe iu bë një zgjerim Tara Masxhidit.[6] Lumi Turag rridhte pranë xhamisë në shekullin e XIX para se rrjedha e tij të zhvendosej.[7]
Sheshi Armanitola është vendi ku janë mbajtur mjaft fjalime publike nga udhëheqësit e Lidhjes Myslimane Avami në vitin 1949.[8]
Në tetor 2007 aty u rrëzua ndërtesa e vjetër e Shkollës së Mesme të Re Qeveritare për Vajza.[9]
Gazeta “The Daily Star” raportoi se tre vite pas zjarrit të vitit 2010 në Dhaka, që vrau 124 njerëz në zonën e Dhakës së vjetër, duke përfshirë edhe Armanitolën, kishte depo që mbanin kimikate të ndezshme.[10] Në vitin 2014, pronarët e xhamisë 324 vjeçare Hinga Bibi Masxhid të vendosur në Rrugën K. P. Ghosh në Armanitola, filluan ta shkatërronin ndërtesën për ta zëvendësuar me një ndërtesë shumë-katëshe.[11]
Në Armanitola ndodhen dy fjetina të Universitetit Xhaganath, që si 10 fjetinat e tjera të universitetit janë zaptuar ilegalisht. Abdur Rahman Hall është zaptuar nga Policia e Bangladeshit dhe konvikti Shaheed Anëar Shafique u zaptua ilegalisht nga disa banorë.[12]
Në prill 2021, një zjarr në depot e kimikateve vrau dhe plagosi 23 të tjerë.[13] Në zonën rezidenciale të Armanitolës ndodhen një numër i madh deposh, duke përfshirë edhe ato që depozitojnë kimikate.[14] Batalioni i Reagimit të Shpejt arrestoi dy pronarët e depove.[15]
^Feldman, Herbert (1968) [1961]. Pakistan: An Introduction (në anglisht). Oxford University Press. fq. 98. OCLC512697. Zona e Armanitolës, një emër i fituar nga fakti që një bashkësi armene ishte dikur e përqëndruar aty.
^Ansar Ali; Sushil Chaudhury; Sirajul Islam (2012). "The Armenians". përmbledhur nga Islam, Sirajul; Jamal, Ahmed A. (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh.
Ansar Ali; Sushil Chaudhury; Sirajul Islam (2012). "The Armenians". përmbledhur nga Islam, Sirajul; Jamal, Ahmed A. (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. isbn 978-984-512-035-7 deri te 978-984-512-048-7.