Arsimi në Mal të Zi është i organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Qeverisë së Malit të Zi.
Arsimi në Mal të Zi fillon me arsimin parashkollor ose me shkollën fillore. Fëmijët regjistrohen në shkollë fillore (Gjuha malazeze: Osnovna škola) në moshën 6 vjeçare dhe zgjat nëntë vjet.
Para vitit 1868, kishte vetëm disa shkolla fillore në Mal të Zi. Por midis viteve 1868 - 1875, u hapën 72 shkolla të reja e ku mësonin rreth 3000 nxënës. Arsimin fillor u bë i detyrueshëm dhe ishte pa pagesë. Në vitin 1869, u hapën: Seminari i Mësuesisë dhe Instituti i Vajzave në Cetinje. Instituti i Vajzave ishte një shkollë e specializuar për mësueset e shkollave fillore. Në vitin 1875, u hap edhe një shkollë bujqësore, në qytetin Danillovgrad, por shkolla u mbyll dy vjet më vonë, për shkak të luftës me Turqinë. Më pas, një shkollë e ngjashme u hap në Podgoricë, në vitin 1893. Në këtë mënyrë, u rrit numri i të rinjëve të arsimuar dhe malazezët morën pozita kyçe në administratën qeveritare. Në vitin 1880, u hap edhe Gjimnazi i parë i Ulët klasikë (klasat 5-8). Në vitin 1902, ky institucion i arsimit të mesëm u bë një Gjimnaz i Lartë klasik (klasat 9-12). Në vitin 1899, Mali i Zi kishte 75 shkolla publike dhe 26 shkolla private.
Sistemi arsimor në Mal të Zi është uniformë. Kurrikula e shkollës përfshin historinë dhe kulturën e të gjitha grupeve etnike. Gjuha e mësimit është Gjuha malazeze (serbe, boshnjake, kroate), si dhe në gjuhën shqipe , në disa nga shkollat fillore dhe shkollat e mesme, ku ka prani të rëndësishme të Shqiptarëve. Të gjithë nxënësit deri në shkollat e Mesme janë të regjistruar në shkollat publike, të cilat janë të financuara nga Buxheti i Republikës. Në dhjetor të vitit 2008, Ministri i Arsimit në Mal të Zi Sreten Škuletić tha se në vitin 2009, të gjitha tekstet shkollore do të jenë të shtypura në gjuhën malazeze, si pjesë e një reforme arsimore. Kjo do të përfshijë edhe fjalorë dhe libra të gramatikës.[1]
Arsimi fillor në Mal të Zi është falas dhe i detyrueshëm për të gjithë fëmijët ndërmjet moshës 6 dhe 14, pas së cilës fëmijët ndjekin shkollen nëntë-vjeçare (shkolla tetë-vjeçare nuk ekziston më).
Shkollat e mesme ndahen në tri lloje, dhe fëmijët ndjekin njërën prej tyre, në varësi të zgjedhjes së tyre. Në Mal të Zi janë këto tipe të shkollave të mesme:
Institucionet e nivelit të lartë të arsimit, janë të ndara në Arsimin e Epërm (Vise obrazovanje) dhe në Arsimin e Lartë (Visoko obrazovanje) në nivel fakulteti.
Shkollat e larta (Viša škola) zgjasin në mes dy dhe katër vjet.
Studimet Pasdiplomike (post-diplomske studije) organizohen pas përfundimit të studimeve themelore dhe ofron gradën master dhe doktoraturë (Ph. D.) si dhe arsim i specializuar.
Qeveria e Malit të Zi mundëson arsimimin në gjuhën shqipe në shkollat fillore dhe të mesme, ndërsa nga viti 2004 ekziston edhe dega e mësuesisë në gjuhën shqipe në Universitetin e Malit të Zi.[2]
Arsimi fillor në gjuhën shqipe realizohet në 12 shkolla fillore:
Komuna | Shkolla | Vendndodhja | Gjuha e mësimdhënies | Numri i nxënësve
(2020/21) |
---|---|---|---|---|
Tivar | Shkolla fillore "Gjergj Kastrioti Skënderbeu" | Ostros | Shqip | 80 |
Guci | Shkolla fillore "Xhafer Nikoçeviq" | Guci | Shqip | 113 |
Malazisht* | 181 | |||
Plavë | Shkolla fillore “Hajro Shahmanoviq” | Plavë | Shqip | 77 |
Malazisht* | 794 | |||
Rozhajë | Shkolla fillore "Dacaj" | Dacaj | Shqip | 24 |
Tuz | Shkolla fillore "29 Nëntori" | Dinoshë | Shqip | 173 |
Shkolla fillore "Bashkimi" | Skorraq, Hot | Shqip | 50 | |
Shkolla fillore "Mahmut Lekiq" | Tuz | Shqip | 593 | |
Malazisht* | 586 | |||
Shkolla fillore "Gjergj Kastrioti Skënderbeu" | Stjepoh, Triesh | Shqip | 49 | |
Ulqin | Shkolla fillore "Boshko Strugar" | Ulqin | Shqip | 188 |
Malazisht* | 177 | |||
Shkolla fillore "Marshalli Tito" | Ulqin | Shqip | 789 | |
Malazisht* | 483 | |||
Shkolla fillore "Bedri Elezaga" | Katërkollë | Shqip | 386 | |
Shkolla fillore "Mark Nuculloviq" | Shtoj | Shqip | 55 | |
Malazisht* | 46 | |||
Referimet: [3][4]
* Emri i plotë i gjuhës së mësimdhënies është Gjuha malazeze - serbe, bosnjane, kroate. |
Arsimi i mesëm në gjuhën shqipe realizohet në 5 institucione të arsimit të mesëm:
Komuna | Shkolla | Vendndodhja | Gjuha e mësimdhënies | Numri i nxënësve
(2020/21) |
---|---|---|---|---|
Plavë | Shkolla e mesme e kombinuar "Beqo Bashiq" | Plavë | Shqip | 76 |
Malazisht* | 463 | |||
Tuz | Shkolla e mesme e kombinuar "25 Maji" | Tuz | Shqip | 294 |
Malazisht* | 67 | |||
Medreseja "Mehmed Fatih" | Milesh i Poshtëm | Shqip | ||
Boshnjakisht | ||||
Ulqin | Shkolla e mesme e kombinuar "Vëllazërim-bashkim" | Ulqin | Shqip | 559 |
Malazisht* | 233 | |||
Gjimnazi "Drita" | Ulqin | Shqip | 62 | |
Referimet: [5]
* Emri i plotë i gjuhës së mësimdhënies është Gjuha malazeze - serbe, bosnjane, kroate. |