Ayo Ayoola-Amale është një poete dhe avokate Nigeriane.
Adebisi Ayo Adekeye u lind në Jos, Nigeri.
Ajo iu bashkua lëvizjes për paqe [1] prej një moshe shumë të re dhe u bë Lidere e Klubit Rotaract si adoleshente. Ajo ishte anëtare e klubit Rotary dhe Gratë në Nigeri (WIN). [2]
Në moshën dhjetë vjeçare, ajo u zhvendos në Nigerinë veriore, ku edhe u rrit. Ajo studioi juridik në Universitetin Obafemi Awolowo dhe mori statusin e avokatisë në 1993. Më vonë ndoqi studimet në Universitetin e Lagos, dhe në Universitetin e Ganës, prej ku fitoi diplomën juridike LLM dhe LLM (ADR), respektivisht. Aktualisht, ajo banon në Akra, por udhëton shpesh nëpër botë për të dhënë mesazhe paqeje dhe harmonie globale. [3]
Ayo është avokate, profesioniste për zgjidhjen e konflikteve, ndihmëse e çertifikuar për zgjidhjen e konflikteve. [4] Ajo është anëtare e Institutit Chartered të Arbitrarëve, MB. [5] Ayo është Ligjëruese e Lartë dhe Drejtuese e Departamentit të Drejtësisë, në Universitetin Kolegj Kings, Universitetin e Wisconsin dhe Universitetin Kolegj Teknik të Ganës.