Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Azdren Llulaku | ||
Datëlindja | 15 shkurt 1988 (36 vjeç) | ||
Vendlindja | Istog, RSF Jugosllavia | ||
Gjatësia | 1.77 m (5 ft 10 in) | ||
Pozicioni | Sulmues | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Gaz Metan Mediaș | ||
Numri | 7 | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2006–2010 | Sacilese | 31 | (8) |
2007–2008 | → Südtirol (Huazim) | 12 | (0) |
2008–2009 | → Domegliara (Huazim) | 33 | (11) |
2010–2011 | Tamai | 33 | (22) |
2011–2012 | SandonàJesolo | 30 | (13) |
2012– | Gaz Metan Mediaș | 66 | (12) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2013 | Shqipëria | 0 | (0) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 24 shkurt 2014 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 7 qershor 2013 |
Azdren Gani Llullaku (Serbo-Kroacisht Azdren Lulaku, Аздрен Лулаку) (lindur më 15 shkurt 1988 në Istog) është një futbollist kosovaro-shqiptar i cili luan si sulmues me klubin Tobol të Kazakistanit në hua nga Astana dhe me kombëtaren shqiptare.
Lindur në Istog, Llullaku lëvizi me familjen në Itali ku ai ishte vetëm 12 vjeç. Ai filloi të luajë futboll me A.S.D. Sacilese Calcio në Serie D.[1] Në sezonin 2006–07, ai luajti gjithsej 31 ndeshje dhe shënoi 8 gola.[2]
Ai u bashkua me F.C. Südtirol në Serie C2 në vitin 2007. Në sezonin 2007–08, ai luajti gjithsej 12 ndeshje duke mos arritur dot ta gjej golin.[3]
Në 2008, ai u bashkua me Domegliara duke u rikthyer në Serie D. Në sezonin 2008–09, ai luajti gjithsej 33 ndeshje duke shënuar edhe 11 gola.
Në 2009, ai u rikthye te ish klubi i tij Sacilese në Lega Pro Seconda Divisione (emri i shkuar Serie C2) duke mos luajtur asnjë ndeshje të vetme në sezonin 2009–10.
Në 2010, ai u bashkua me Tamai duke u rikthyer sërisht në Serie D. Në sezonin 2010–11, ai luajti gjithsej 33 ndeshje dhe shënoi një shifër impresionuese 22 gola.
Në 2011, ai vazhdoi të luante me skuadrat e Serie D pasi u bashkua me SandonàJesolo. Në sezonin 2011-12, ai luajti gjithsej 30 ndeshje duke shënuar 13 gola.
Pasi shpenzoi 6 vite në Itali, më 24 korrik 2012 ai firmosi me skuadrën rumune Gaz Metan Mediaș. Ai e përfundoi sezonin 2012–13 duke luajtur gjithsej 22 ndeshje (përfhsirë 2 ndeshje në kupën rumune) duke shënuar edhe 5 gola.
Ai e filloi sezonin 2013–14 më 20 korrik 2013 në ndeshjen kundër Săgeata Năvodari që rezultoi një humbje 1–0 me Llillakun që e nisi ndeshjen si titullar por u zëvëndësua në minutën e 77.[4] Ai shënoi më 26 korrik 2013 në një humbje tjetër 1–2 kundër FC Botoșani, ku Llullaku shënoi golin e barazimit të përkohshëm në minutën 54.[5] Më 25 shtator 2013, ai shënoi dy gola në kupën rumune në fitoren 0–4 jashtë fushe kundër Petrolistul Kaproni Boldești.[6]
FSHF-ja ka raportuar që ka pasur një interes që Llullaku të përfaqsojë Shqipërinë.[7] Ai mori thirrjen e parë nga trajneri i kombëtares Gianni De Biasi për të luajtur në ndeshjen kundër Norvegjisë më 7 qershor 2013 në Tiranë, por ai ishte një zëvëndësim i papërdorur gjatë gjithë ndeshjes.[8]
Redaktuar më 24 shkurt 2014 [9]
Klubi | Sezoni | Liga | Kupa e ligës | Europa | Total | ||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | ||
Sacilese | 2006–07 Serie D | 31 | 8 | - | - | - | - | 31 | 8 |
Südtirol | 2007–08 Serie C2 | 12 | 0 | - | - | - | - | 12 | 0 |
Domegliara | 2008–09 Serie D | 33 | 11 | - | - | - | - | 33 | 11 |
Sacilese | 2009–10 Serie C2 | 0 | 0 | - | - | - | - | 0 | 0 |
Tamai | 2010–11 Serie D | 33 | 22 | - | - | - | - | 33 | 22 |
SandonàJesolo | 2011–12 Serie D | 30 | 13 | - | - | - | - | 30 | 13 |
Total Serie D | 127 | 54 | 0 | 0 | 0 | 0 | 127 | 54 | |
Total Serie C2 | 12 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 12 | 0 | |
Gaz Metan Mediaș | 2012–13 Liga I | 20 | 5 | 2 | 0 | - | - | 22 | 5 |
2013–14 Liga I | 16 | 1 | 2 | 2 | - | - | 18 | 3 | |
Total | 36 | 6 | 4 | 2 | 0 | 0 | 40 | 8 | |
Karriera në total | 175 | 60 | 4 | 2 | 0 | 0 | 179 | 62 |
Kombëtarja shqiptare | ||
---|---|---|
Viti | Ndeshje | Gola |
2013 | 0 | 0 |
2014 | 0 | 0 |
Total | 0 | 0 |
Ai ka thënë se tashmë me kërkesën e zyrtarëve të FSHF-së po bënë gati dokumentacionin për shtetësi shqiptare."Jam duke grumbulluar dokumentete e nevojshme që të aplikojë sa më parë për pasaportë shqiptare, e pastaj besoj ftesën besoj do ma bëj trajneri së shpejti", tha Lullaku