Barbara D'Urso | |
---|---|
Vite aktiviteti | 1977 – present |
Bashkëshorti/ja | Michele Carfora (2002–2006) |
Fëmijë | Giammauro Berardi (b. 1986) Emanuele Berardi (b. 1988) |
Faqja në rrjet | www.barbaradurso.com |
Barbara D'Urso, e lindur Maria Carmela D'Urso (Napoli, Itali më 7 maj të viti 1957) është një aktore dhe këngëtare televizive Italiane.
Barbara D'Urso ka lindur në Napoli, Campania. Babai i saj është nga Laurenzana, dhe nëna e saj ka lindur në Sant'Eufemia d'Aspromonte.[1] Ajo bëri debutimin e saj në vitin 1977 në programin Goal, së bashku me Diego Abatantuono, Teo Teocoli dhe Massimo Boldi. Vitin e ardhshëm mori pjesë në shfaqjen e varietetit "Stryx". Në vitin 1979 ajo paraqiti programin Che combinazione transmetuar në Raidue, dhe vitin e ardhshëm, së bashku me Pippo Baudo, ajo u shfaq në Domenica In në Raiuno. Në të njëjtin vit, 1980 ajo debutoi edhe si këngëtare, me këngën Dolceamaro, e cila nuk ishte shumë e suksesshme.[2]
Në vitin 1984 ajo u shfaq lakuriq në kopertinën e përparme të revistave Playboy dhe Playmen.[3]Pas kësaj, ajo fillon të punojë për televizionin e Berluskonit: ajo mori pjesë në një triller televiziv, dhe në vitin 1995 ajo gjithashtu prezantoi Agenzia matrimoniale,[4] por ajo kthehet në RAI me In Famiglia[5] së bashku me Le ragazze di piazza di Spagna,[6] Donne di mafia dhe Una donna scomoda.
Ajo mori famë në moderimr si rezultat i performancës së saj në La dottoressa Giò (në vitin 1997).[7]
Që atëherë ajo ka marrë pjesë në shumë reality show. Për tre vjet d'Urso paraqiti tri botime të Grande Fratello, versioni italian i Big Brother (një në vitin 2003 dhe dy botime në vitni 2004).[8] Në vitin 2005 ajo ishte mikpritësja e versionit italian të The Farm. D'Urso e ruajti këtë rol për dy vjet. Në qershor të vitit 2005 ajo kishte një rol në serialin televiziv Ricomincio da me.[9]
Në vitin 2006 ajo morri pjesë në "Reality Circus" i cili ishte shumë i pasuksesshëm[10] dhe në vitin 2007 me Uno due tre stalla[11]
Në janar të viti 2008 ajo paraqiti Mattino Cinque me Claudio Brachino[12] kjo u pasua në pranverë të vitit 2008 me Lo show dei record, dedikuar Rekordeve Botërore të Guinnessit. Në vjeshtën e vitit 2008, ajo prezantoi shfaqjen kryesore të kohës Fantasia, ndërsa në sezonin 2008/2009 ajo priti Pomeriggio Cinque dhe Mattino Cinque.
Në sezonin 2009/2010, ajo u largua nga Mattino pesë dhe u bë prezantuesja e Domenica Cinque, një program i së dielës pasdite, dhe që nga viti 2011, ajo paraqet Pomeriggio 5.[13] Në sezonin 2011 ajo u zëvendësua nga Federica Panicucci.