Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Datëlindja | 28 shkurt 1989 | ||
Vendlindja | Besiana, Kosovë | ||
Gjatësia | 1.84 m (6 ft 0 in) | ||
Pozicioni | Mesfushor mbrojtës | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | FK Kukësi | ||
Numri | 23 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2005–2009 | KF Prishtina | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2009–2012 | KF Hysi | 66 | (5) |
2012– | FK Kukësi | 128 | (0) |
Karriera ndërkombëtare | |||
2017– | Kosova | 1 | (0) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Besar Musolli (lindi më 28 shkurt 1989) është futbollist kosovar i cili luan si mesfushor mbrojtës për klubin shqiptar FK Kukësi dhe për kombëtaren kosovare.
Musolli u lind në Besianë, Kosovë. Në korrik 2013, ai së bashku me Yll Hoxhën mori pasaportën shqiptare.[1]
Në vitin 2005, Musolli filloi të luajë në skuadrat rinore të Prishtinës, kur ishte vetëm 16 vjeç. Në vitin 2009, ai filloi karrierën si lojtar profesionist, ku luajti tri vite në skuadrën KF Hysi.
Më 1 korrik 2012, ai nënshkroi kontratë për FK Kukësi. Më 4 gusht 2016, ai pranoi që ta vazhdojë kontratën deri në qershor 2017.[2]
Më 5 qershor 2017, Musolli u thirr që të luajë për kombëtaren kosovare në kualifikimin e Kupës Botërore FIFA 2018 kundër Turqisë.[3][4] Më 6 tetor 2017, ai luajti në ndeshjen kundër Ukrainës.