Bledi Shkëmbi

Bledi Shkëmbi
Të dhënat vetjake
Emri i plotëBledi Shkëmbi
Datëlindja (1979-08-13) 13 gusht 1979 (45 vjeç)
VendlindjaKorçë, Shqipëri
Gjatësia1.84 m (6 ft 0 in)
PozicioniMesfushor / Anësor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
KS Skënderbeu
Numri10
Karriera me të rinjtë
1990–1997Skënderbeu Korçë
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1997–2000Skënderbeu Korçë82(7)
2000–2001Teuta Durrës21(1)
2001–2001Ethnikos Asteras1(0)
2001–2004HNK Rijeka49(1)
2004–2005Kamen Ingrad14(2)
2005–2006Zaporizhzhya22(0)
2006FC Kryvbas5(0)
2006–2007Teuta Durrës19(2)
2007–2008Partizani Tirana25(4)
2008–2010Skënderbeu Korçë35(4)
2010Besa Kavajë14(2)
2010–Skënderbeu Korçë198(35)
Karriera ndërkombëtare
2001–2006Shqipëria14(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 29 janar 2015
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 23 gusht 2014

Bledi Shkëmbi (lindur më 13 gusht 1979) ishte një futbollist shqiptar i cili luante me klubin shqiptar Skënderbeu KorçëKategorinë Superiore si mesfushor ose anësor dhe gjithashtu ishte edhe kapiteni i saj. Ai gjithashtu ka qënë lojtar i kombëtares shqiptare gjatë viteve 2001–06 duke arritur të luajë 14 ndeshje.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lindur në Korçë, Shkëmbi filloi karrierën e tij profesioniste me klubin e qytetit të lindjes KF Skënderbeu pasi kaloi nivelet e moshave. Ai luajti me skuadrën në sezonin 1997–98Kategorinë e parë, duke qënë një nga lojtarët më të rëndësishëm. Ai koleksionoi 31 paraqitje dhe 1 gol në sezonin e tij të parë si profesionist me Skëndërbeun që e mbylli sezonin në vendin e 11.

Shkëmbi do të luante edhe dy sezone të tjera me klubin po në Kategorinë e parë përpara se të transferohej te TeutaKategorinë Superiore në vitin 2000. Ai luajti atje gjatë sezonit 2000–01 duke regjistruar 21 paraqitje në ligë dhe një gol. Teuta e mbylli sezonin në vendin e gjashtë me 33 pikë. Më 10 gusht 2000, Shkëmbi bëri debutimin e e tij europian në raundin kualifikues kundër austriakëve të Rapid Wien, me Teutën që humbi me rezultatin 2–0 dhe më Shkëmbin që e nisi ndeshjen si titullar por u zëvëndësua në minutën e 82.[1] Gjithashtu ai luajti edhe në ndeshjen e kthimit në stadiumin Qemal Stafa ku Teuta u mposht me rezultatin 4–0 duke u eleminuar me rezultatin e përgjithshëm 6–0 nga Kupa UEFA.[2] Në fund të sezonit, Shkëmbi u largua nga Teuta.

Pas mbarimit të sezonit 2000–01, Shkëmbi firmosi me klubin grek Ethnikos Asteras që luante në Football League 2, liga e tretë më e fortë e futbollit grek. Ai nuk dhuroi asnjë impakt, përkundrazi, ai u bë një lojtar rezervë duke luajtur vetëm një ndeshje gjatë gjysmës së parë të sezonit 2001–02. Në merkaton e janar 2002, ai u transferua në Kroaci, ku firmosi me HNK Rijeka që luante në Prva HNL, liga më e lartë e futbollit kroat. Në sezonin e parë, ai luajti vetëm 10 ndeshje, kurse në sezonin 2002–03 ishte një lojtar kryesisht titullar duke luajtur 24 ndeshje dhe duke shënuar një gol. Ai luajti me Rijekën edhe në sezonin 2003–04 ku koleksionoi 15 ndeshje pa mundur të shënojë gol. Në qershor 2004, Shkëmbi u largua për të firmosur me NK Kamen Ingrad, një klub tjetër që luante në Prva HNL. Ai luajti gjatë gjysmës së parë të sezonit 2004–05 duke shënuar 2 gola në 14 paraqitje.

Në janar 2005, Shkëmbi firmosi me klubin ukrainas Metalurh Zaporizhya për të luajtur në gjysmën e dytë të sezonit 2004–05 në Premier Leaguen Ukrainase. Metalurh Zaporizhya e mbylli sezonin në vendin e dhjetë me Shkëmbin i cili luajti 14 ndeshje. Ai luajti atje edhe gjatë gjysmës së parë të sezonit 2005–06 duke koleksionuar 19 ndeshje dhe 1 gol. Në janar 2006, Shkëmbi u transferua te klubi tjerës i Premier Leagues Ukrainase Kryvbas Kryvyi Rih ku qëndroi deri në fund të sezonit. Ai luajti vetëm 5 ndeshje.

Teuta, Partizani, rikthimi te Skënderbeu dhe Besa

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në janar 2007, Shkëmbi u rikthye te ish klubi i tij Teuta ku luajti gjatë sezonit 2000–01. Ai luajti në gjysmën e sezonit 2006–07 duke koleksionuar 13 paraqitje dhe duke ndihmuar Teutën t'a mbyllte sezonin në vendin e dytë me 67 pikë, pesë më pak se skuadra kampione Tirana.

Për sezonin 2007–08, Shkëmbi u transferua në kryeqytet te Partizani ku gjatë sezonit ishte një nga lojtarët titullar duke ndihmuar skuadrën që t'a përfundonte sezonin në vendin e dytë me 65 pikë. Ai kontriboi me 25 ndeshje të luajtura dhe 3 gola të shënuar. Për sezonin 2008–09, ai u rikthye te klubi ku filloi karrierën Skënderbeu e cila luante ende në Kategorinë e parë. Ai qëndroi te klubi korçar deri në janar 2010 kur u transferua te Besa. Te klubi kavajas, Shkëmbi luajti 14 ndeshje dhe shënoi 2 gola.

Për sezonin 2010–11, Shkëmbi u rikthye sërisht tek Skënderbeu që këtë herë luante në Kategorinë Superiore pasi sezonin e fundit i kishte shpëtuar rënjes duke mposhtur Kamzën në ndeshjen play-off. Shkëmbi luajti ndeshjen e parë me Skënderbeun për sezonin 2010–11 më 23 gusht 2010 në fitoren 2–0 jashtë fushe kundër Besës. Vetëm gjashtë ditë më vonë, Shkëmbi shënoi golin e parë pas rikthimit në fitoren 2–0 kundër ish klubit të tij Teutës.[3] Më 12 shtator, Shkëmbi shënoi një tjetër gol, por këtë herë në humbjen 3–1 kundër Shkumbinit. Më 23 dhjetor 2010, Shkëmbi shënoi golin e vetëm në fitoren 1–0 kundër Elbasanit.[4] Ai shënoi golin e parë për vitin 2011 më 29 janar 2011 në fitoren 2–0 kundër Bylisit.[5] Shkëmbi do të ishte një nga lojtarët kyesor të Skënderbeut i cili do të fitonte titullin atë sezon. Ata e mbyllën sezonin në vendin e parë me 73 pikë, duke fituar titullin e dytë në histori dhe duke u kualifikuar për herë të parë në raundet kualifikuese të Ligës së Kampioneve. Individualisht, Shkëmbi e mbylli sezonin me 30 ndeshje dhe 8 gola duke qënë golashënuesi i dytë më i mirë i skuadrës pas argjentinasit Alfredo Rafael Sosa i cili shënoi 13 gola.

Shkëmbi e nisi sezonin 2011–12 duke luajtur në Superkupën e Shqipërisë, ku Skënderbeu humbi me rezultatin 1–0 kundër Tiranës. Ai e nisi ndeshjen e parë në kampionat duke marrë një karton të kuq në barazimin 0–0 kundër Tomorit më 10 shtator 2011. Më pas, ai shënoi golin e parë të sezonit në fitoren 3–1 kundër Shkumbinit më 24 shtator 2011. Pas golave të tjerë kundër Laçit, Flamurtarit dhe Vllaznisë, Skënderbeu renditej në vendin e shtatë me 14 pikë. Më 5 dhjetor 2012, Shkëmbi humbi një penallti në fillim të ndeshjes kundër Bylisit, por Skënderbeu fitoi ndeshjen me rezultatin 3–2.[6] Pas kësaj, Shkëmbi shënoi me penallti në fitoren 5–1 jashtë fushe kundër Apolonisë.[7] Më 31 janar 2012, ai shënoi dy gola në fitoren 4–1 kundër Flamurtarit në ndeshjen e Grupit 2 të çerek–finaleve të Kupës së Shqipërisë. Shkëmbi shënoi sërisht në Kupën e Shqipërisë, këtë herë në fitoren 2–1 kundër Laçit më 4 shkurt 2012. Ai shënoi edhe në fitoren 4–2 kundër Tomorit më 12 shkurt 2012 duke realizuar golin e parë të skuadrës me penallti. Pas kësaj, ai ishte golashënuesi më i mirë i skuadrës.[8] Skënderbeu u shpall kampion për të dytin sezon rresht duke e mbyllur kampionatin me 57 pikë, vetëm një pikë më shumë se Tetua e cila e mbylli në vendin e dytë. Skënderbeu luajti edhe në finalen e Kupës së Shqipërisë me Shkëmbin që luajti 92 minuta në humbjen 1–0 kundër Tiranës në kohën shtesë.[9]

Skënderbeu e nisi sezonin 2012–13 me hap kampioni duke fituar tre nga katër ndeshjet e para në ligë, ku Shkëmbi u aktivizua vetëm në ndeshjen e katërt ku Skënderbeu mposhti me rezultatin 3–0 Laçin.[10] Ai nuk luajti në tre ndeshjet e para në kampionat për shkak së ishte i dëmtuar. Ai shënoi golin e parë të sezonit më 3 tetor 2012 në fitoren shkatërrimtare 7–2 kundër Olimpikut në raundin e parë të Kupës së Shqipërisë.[11] Ai shënoi sërisht në kupë por këtë herë në fitoren 4–2 kundër Kukësit më 15 dhjetor. Shkëmbi i shënoi sërisht Kukëit por këtë herë në kampionat më 11 maj 2013 në humbjen me rezultatin 4–3. Ai e mbylli sezonin me 27 paraqitje në të gjitha kompedicionet dhe tre gola. Skënderbeu u shpall kampion për të tretën herë, duke qëndruar në krye të kampionatin që nga java e parë e deri në javën e fundit.

Shkëmbi luajti ndeshjen e parë për sezonin 2013–14 më 17 korrik në ndeshjen e parë të raundit të parë në Ligën e Kampioneve kundër Neftchi Baku ku Skënderbet barazoi me rezultatin 0–0.[12] Shkëmbi luajti edhe në ndeshjen e kthimit në Korçë me Skënderbeun e cila shkruajti historinë duke fituar 1–0 pas kohës shtesë duke u kualifikuar për në raundin e dytë në Ligën e Kampioneve me rezultatin e përgjithshëm 1–0.[13] Kjo ishte hera e parë në histori që Skënderbeu kalon një raund në Ligën e Kampioneve. Në ndeshjen e parë të raundit të dytë kundër Shakhter Karagandy, Shkëmbi luajti 90 minuta me Skënderbeun që humbi me rezultatin 3–0.[14] Në ndeshjen e kthimit më 6 gusht, Skënderbeu kryesonte 3–0 deri në minutën e 30 falë dy golave të Shkëmbit dhe një të Željko Tomić, por Shakhter Karagandy shënoi dy gola të tjerë për t'u kualifikuar në fazën play-off me rezultatin e përgjithshëm 5–3.[15] Më 18 gusht 2013, Skënderbeu fitoi trofeun e parë të sezonit pasi mposhtën LaçinSuperkupën e Shqipërisë me rezultatin 4–3 pas gjuajtjeve të penalltve pasi koha e rregullt sëbashku me shtesën kishin përfunduar 1–1.[16] Kjo ishte Superkupa e parë në historinë e klubit pasi kishin humbur dy finalet e viteve të fundit kundër Tiranës. Më 22 gusht 2013, në ndeshjen e parë të raundit play-off të Ligës së Europës kundër Chornomorets Odesa, Skënderbeu humbi me rezultatin 1–0 me Shkëmbin i cili nuk luajti këtë ndeshje për shkak dëmtim. Në ndeshjen e kthimit, edhe pse i dëmtuar, Shkëmbi luajti 120 minuta në fitoren 1–0, por Skënderbeu u eleminua vetëm nga gjuajtjet e penalltive ku Shkëmbi realizoi penalltinë e parë të skuadrës së tij.[17]

Shkëmbi luajti ndeshjen e parë në kampionat më 1 shtator 2013 në fitoren 1–0 kundër ish klubit të tij Besa,[18] dhe shënoi golin e parë në humbjen 3–1 jashtë fushe kundër Kukësit më 18 shtator 2013. Shkëmbi shënoi golin e katërt sezonal në fitoren 2–0 kundër Lushnjes më 29 shtator. Shkëmbi shënoi sërisht, këtë herë më 23 nëntor 2013 në barazimin 1–1 jashtë fushe kundër Besës; ai shënoi golin në minutën e 85 pas një goditje dënimi.[19] Shkëmbi e mbylli sezonin me 28 paraqitje në kampionat dhe shtatë gola me Skënderbeun që fitoi titullin e katërt rresht dhe të pestin në histori. Skënderbeu siguroi matematikisht titullin dy javës para mbylljes së kampionatit pas barazimit 3–3 kundër Kukësit më 30 prill 2014. Në kupë, Skënderbeu arriti deri në gjysmë–finale ku u mposht nga Flamurtari me rezultatin e përgjithshëm 2–0.

Për sezonin 2014–15, Shkëmbi shprehu dëshirën për të fituar titullin e pestë rresht.[20] Pas eleminimit në raundin e parë të Ligës së Kampioneve nga BATE Borisov, Shkëmbi fitoi trofeun e parë të sezonit 2014–15 më 17 gusht, ku Skënderbeu mposhti me rezultatin 1–0 Flamurtarinstadiumin Qemal Stafa për të fituar Superkupën e Shqipërisë për herë të dytë në karrierën e tij.[21] Shkëmbi dhuroi krosin që solli aksionin e golit të shënuar nga mesfushori Bakary Nimaga.[21]

Shkëmbi bëri debutimin e tij në kampionat për sezonin 2014–15Kategoirnë Superiore më 23 gusht, duke luajtur 90 minuta në fitoren 1–0 kundër Elbasanit në ndeshjen e javës së parë, ku ai ishte një nga më të mirët në fushë.[22] Ai luajti edhe në ndeshjen e javës së dytë më 30 gusht kundër Laçit, duke assistuar golin e parë me goditje dënimi të shënuar nga Tefik Osmani në suksesin 2–0 në stadiumin Skënderbeu.[23]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shkëmbi ishte zëvëndësim i papërdorur në fitoren historike 3–1 kundër Rusisë më 29 mars 2003 në ndeshjen kualifikuese të Euro 2004. Shkëmbi bëri debutimin e tij me kombëtaren shqiptare më 10 shtator 2002 në miqësoren e fituar 3–1 në Tiranë kundër Gjeorgjisë. Ai e nisi ndeshjen si titullar dhe luajti 90 minuta. Shkëmbi luajti ndeshjen e dytë më 15 nëntor 2002 në miqësoren e fituar 2–0 kundër Estonisë, ai i zëvëndësua pas 45 minutash. Gjatë kualifikueseve të Euro 2004, Shkëmbi luajti tre ndeshje duke hyrë në treja rastet si zëvëndësues. Ai luajti ndeshjen e fundit me kombëtaren më 16 tetor 2006 në fitoren 3–0 kundër San Marinos në një ndeshje miqësore. Që nga ajo herë, ai nuk është thirrur në kombëtare. Ai gjithsej ka luajtur 14 ndeshje pa mundur të shënojë gol.

Redaktuar më 2 dhjetor 2014 [24]

Kombëtarja shqiptare
Viti Ndeshje Gola
2002 3 0
2003 5 0
2004 2 0
2005 3 0
2006 1 0
Total 14 0
Besa
Skënderbeu Korçë
  1. ^ "Rapid Wien 2–0 Teuta". UEFA.com. 10 gusht 2000. Marrë më 10 gusht 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Teuta 0–4 Rapid Wien". UEFA.com. 24 gusht 2000. Marrë më 24 gusht 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Skënderbeu Korçë 2–0 KS Teuta". Soccerway. 29 gusht 2010. Marrë më 29 gusht 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Skënderbeu Korçë 1–0 KS Elbasani". Soccerway. 23 dhjetor 2010. Marrë më 23 dhjetor 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Skënderbeu Korçë 2–0 KF Bylis Ballsh". Soccerway. 29 janar 2011. Marrë më 29 janar 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Skënderbeu mund Bylisin dhe fiton Daniel Xhafajn me dy gola". Panorama Sport. 5 dhjetor 2011. Marrë më 5 dhjetor 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  7. ^ "Skënderbeu me 5 "yje" në Fier, Apolonia katandiset si mos më keq". Panorama Sport. 18 dhjetor 2011. Marrë më 18 dhjetor 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  8. ^ "33-vjeçari në superformë, Skënderbeu në sezonin e kapitenit Bledi Shkëmbi". Panorama Sport. 6 shkurt 2012. Marrë më 6 shkurt 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  9. ^ "Tirana është "mbretëresha", Basha i jep 100 mijë euro". Panorama Sport. 17 maj 2012. Arkivuar nga origjinali më 23 maj 2012. Marrë më 17 maj 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Skënderbeu s'e lëshon kreun, thyen Laçin. Josa: Duhet të përmirësohemi". Panorama Sport. 25 shtator 2012. Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2012. Marrë më 25 shtator 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Skënderbeu "peshkon" në turin e dytë Kamzën. Gola për të tërë ndaj Olimpikut". Panorama Sport. 3 tetor 2012. Arkivuar nga origjinali më 5 tetor 2012. Marrë më 3 tetor 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Skënderbeu stifle Neftçi in Baku stalemate". UEFA.com. 17 korrik 2013. Marrë më 17 korrik 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "Skënderbeu strike late to end Neftçi resistance". UEFA.com. 23 korrik 2013. Marrë më 23 korrik 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "Shakhter on top after Skënderbeu success". UEFA.com. 30 korrik 2013. Marrë më 30 korrik 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ "Skënderbeu në Ligën e Europës, magjia vetëm 30 minuta". Panorama Sport. 6 gusht 2013. Arkivuar nga origjinali më 9 gusht 2013. Marrë më 6 gusht 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ "Sakatohen korçarët, Josa premton "bunker" në Ukrainë…". Panorama Sport. 18 gusht 2013. Marrë më 18 gusht 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  17. ^ "Kukësi kryelartë, Skënderbeu një penallti larg grupeve…". Panorama Sport. 29 gusht 2013. Arkivuar nga origjinali më 2 shtator 2013. Marrë më 29 gusht 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ "Fitore me tension, korçarët i falen Muzakës. Josa i kënaqur: Ekipi sfidoi edhe lodhjen…". Panorama Sport. 1 shtator 2013. Arkivuar nga origjinali më 4 shtator 2013. Marrë më 1 shtator 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ "Besa ndal Skënderbeun, Shkëmbi i jep një pikë. Mërgjyshi: Nuk e meritojmë fundin". Panorama Sport. 23 nëntor 2013. Arkivuar nga origjinali më 28 nëntor 2013. Marrë më 23 nëntor 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ "Shkëmbi u bën "presion" rivalëve: Nuk jemi ngopur me trofe, s'e falim titullin as sivjet". Panorama Sport. 22 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 27 gusht 2014. Marrë më 23 nëntor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ a b Ahmeti, Fatmir (17 gusht 2014). "Skënderbeu e nis me trofe, fiton Superkupën e Shqipërisë". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 20 gusht 2014. Marrë më 17 gusht 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ Karaj, Leonard (23 gusht 2014). "Kursehet Skënderbeu, shpërdoron Elbasani. File: Ishim Të pafat, prisni Elbasan ndryshe". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 26 gusht 2014. Marrë më 12 shtator 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ Saro, Llazi (31 gusht 2014). "Skënderbeu, fitore mes vuajtjesh ndaj Laçit. Mirel Josa: Duhej të shënonim më shpejt". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 6 shtator 2014. Marrë më 12 shtator 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ "Bledi Shkëmbi - national football team player". EU-football.info. Marrë më 2 dhjetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]