Boa Viagem është një lagje në qytetin Recife, shteti Pernambuco që ndodhet në zonën e privilegjuar jugore të qytetit. Lagjia ka një nga plazhet më të vizituara në verilindje të Brazilit, plazhin Boa Viagem. Në qoftë se Recife është "Venecia të Brazilit" atëherë Boa Viagem mund të quhet Kopakabana e Veriut.
Vija e gjatë bregetare (8 km), temperaturat e larta (25 °C), hotelet e mira, kafenetë në natyrë, klubet e natës bëjnë që të vijnë shumë turistë sidomos gjatë muajve verorë (dhjetor - mars), kohë kur shumica e hoteleve janë plot.
Lagjen Boa Viagem është më e populluara [1] në gjithë qytetin Recife me 100.388 banorë dhe ka indeksin më të lartë të zhvillimit njerëzor IZHNJ 0,964 ,indeks që është i barabartë ose më i madhe se treguesit e disa vendeve Skandinave, Japonia, dhe Kanadaja ). [2]
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)