Buranija është gjellë me spinak ose barishte të tjera të freskëta të fërguara me tlyn dhe të ziera me grimca mishi, oriz dhe kos përsipër.
Në Berat e Korçë u është thënë barishteve të ziera me yndyrë dhe të spërkatura me hudhër dhe kos. Në katundet e Tiranës (Mullet), kunguj të zier dhe mandej të ujdisur me vaj, uthull dhe hudhra.[1]