Chattar Manzili | |
---|---|
Emri amëtar Stampa:Lang- | |
![]() Chattar Manzili pranë lumit Gomti në vitin 1895 | |
Lloji | Pallat rezidencial |
Vendndodhja | Lucknow, Uttar Pradesh, Indi |
Ndërtuar | vitet 1780 |
Stili arkitekturor | Arkitektura Mogule |
Pronar | Qeveria e Uttar Pradeshit |
Chattar Manzili (në gjuhën urdu: چھتر منزل; në gjuhën hindi: छतर मंज़िल), ose Pallati Ombrellë është një ndërtesë në Lucknow të Uttar Pradeshit që shërbente si një pallat për sunduesit e Awadhit dhe grave të tyre.[1]
Rezidenca u ndërtua me porosi të Nawab Ghazi-ud-Din Haiderit dhe u përfundua pas vdekjes së tij, nga pasuesi i tij, Nawab Nasir Uddin Haideri.[2][3][4] Chattar Manzili qëndron pranë brigjeve të lumit Gomti. Ai konsiston në një Bari Chattar Manzil (ndërtesa më e madhe) dhe Chhoti Chattar Manzil (ndërtesa më e vogël), megjithatë nga këto ndërtesa, vetëm më e madhja ekziston akoma. Këto dy ndërtesa ishin shembuj të stilit Nawabi të arkitekturës Indo-Europiane, megjithëse Bari Chattar Manzili ka qenë ndryshuar përgjatë viteve.
Pallatet janë emërtuar sipas çhattrive (kupolat në formë ombrelle) që kurorëzojnë ndërtesat mbi pavjonet tetë-këndore.[5] Ndërtesat mbresëlënëse kanë dhoma të mëdha nëntokësore dhe një kube të kurorëzuar nga një kupolë prej ari.[1][2][3]
Pallati ka kaluar nëpërmjet shumë zotëruesve duke përfshirë Nawabët e Awadhit, Saadat Ali Khanin dhe Wajid Ali Shahun, britanikët si dhe ndryshimet që kur ndërtimi i saj nisi në vitet 1780.[6] Ai shërbeu si një pallat për sunduesit e Awadhit dhe grave të tyre. Më vonë gjatë Kryengritjes së Vitit 1857 ndërtesa u bë një fortesë e Kryengritësve Indianë.[4] Një pjesë e tij u shkatërrua nga britanikët gjatë Luftës së vitit 1857.[7] Pas luftës së vitit 1857 qeverisja britanike e Indisë dha ndërtesën një OJQ-je amerikane që e përdori atë si një klub për qëllime pushimi, deri në vitin 1947, Chhatar Manzili u përdor si United Services Club.[2][4] Pas pavarësisë së Indisë, kjo ndërtesë u dha për Council of Scientific and Industrial Research, që e përdori atë si Central Drug Research Institute që nga viti 1950,[2][4] por tani është lënë nga Central Drug Research Institute.[3] Qeveria e Uttar Pradeshit planifikon të krijoi dy muzeume dhe një librari në Pallat pas rikonstruksionit dhe konservimit nga Departamenti Arkeologjik i Shtetit të Uttar Pradeshit.[6]
Që nga koha e Kryengritjes Indiane të Vitit 1857 ai është fotografuar shpesh nga figura të tilla si Felice Beato, Samuel Bourne,[5] Darogha Ubbas Alli dhe Thomas Rust. Në dhjetor të vitit 2013 një festival dy ditor i Wajid Ali Shahut u organizua nga Rumi Foundation i prodhuesit të filmave Muzaffar Ali në Chattar Manzil si homazh për Nawabin e Oudhit.[8] Filmi hindi Jolly LLB 2 u xhirua në Chattar Manzil.[9]
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)