The Computing Technology Industry Association (CompTIA), është një shoqatë tregtare jofitimprurëse, që lëshon certifikata profesionale për industrinë e teknologjisë së informacionit (IT). Konsiderohet si një nga shoqatat kryesore të industrisë së IT-së. [1] Me qendër në Downers Grove, Illinois, CompTIA lëshon çertifikata profesionale në mbi 120 shtete. Organizata publikon mbi 50 studime të industrisë çdo vit për të ndjekur tendencat dhe ndryshimet në fushën e IT-së. Mbi 2.2 milion njerëz kanë marrë çertifikata të CompTIA-s që nga themelimi i shoqatës. [2]
CompTIA u krijua në 1982-ishin si Association of Better Computer Dealers (ABCD). [3] ABCD më vonë e ndryshoj emrin e saj në Computing Technology Industry Association. [4]Në vitin 2010, CompTIA u zhvendos në selinë e saj botërore në Downers Grove, Illinois. Ndërtesa u krijua për të përmbushur standardet e çertifikimit LEED CI. [5]
Çertifikimi CompTIA IT Fundamentals + mbulon konceptet themelore të IT-së, shkrim-leximin bazë të IT-së dhe terminologjinë dhe konceptet e industrisë së IT-së. Konsiderohet si hapi i parë drejt çertifikimit A+. [6]
CompTIA gjithashtu ofron çertifikimin Cloud Essentials si rrugë drejt kredencialeve për çetifikatën Cloud+.
A+ : akreditim i fituar nga Instituti Kombëtar i Standardeve Amerikane (ANSI) në 2008. [7] Çertifikimi A+ përfaqëson kompetencën e nivelit fillestar si teknik kompjuteri dhe është një çertifikim neutral që mbulon teknologji të ndryshme dhe sisteme operative. [8] Deri në vitin 2014, mbi një milion njerëz në të gjithë botën kishin fituar çertifikimin A+. [9] E vlefshme për 3 vjet. Çertifikimi para 1 janarit 2011, konsiderohet përgjithmonë i vlefshëm (GFL) dhe nuk skadon. [10]
Cloud+: i lëshuar në tetor 2013 duke përfshirë informatikën në re (cloud) dhe virtualizimin. [11] E vlefshme për 3 vjet. [12]
CySA+ : Analisti i Sigurisë Kibernetike; lëshuar në Shkurt 2017. Çertifikimi përqendrohet në mjetet dhe analizat e zbulimit të kërcënimeve kibernetike për të identifikuar dobësitë dhe rreziqet. CSA + ishte akredituar nga ANSI. [13][14][15] Në janar 2018, çertifikimi u riemërua nga CSA+ në CySA+ për shkak të çështjeve të markave tregtare. [16] E vlefshme për 3 vjet.
Linux+ : CompTIA bashkëpunoi me Institutin Profesional Linux për të krijuar çertifikimin Linux +, i cili zëvendësoi çertifikimin origjinal të Linux + të CompTIA në 2010-ën. [17] Çertifikimi mbulon sistemet operative Linux, nga instalimi dhe përdorimi i tyre te bazat e softueritfalas të zbatueshëm dhe licencat me burim të hapur. Aktualisht përbëhet nga dy provime: LXO-103 dhe LXO-104.
Network+ : i akredituar nga ANSI në vitin 2008. Çertifikimi i nivelit hyrës përdoret për të matur aftësitë si teknik i rrjetit. [18] E vlefshme për 3 vjet. Çertifikimi para 1 janarit 2011, konsiderohet i vlefshëm përgjithmonë (GFL) dhe nuk skadon.
PenTest +: certifikim i nivelit të mesëm që përqendrohet në testimin e depërtimit. I lëshuar më 31 korrik 2018, PenTest + përfshin analizën e rrezikut, zbulimin e kërcënimeve dhe testimin e depërtimit dhe mjetet e metodat etike të penetrimit të sistemit. PenTest + është i akredituar ANSI dhe ISO 17024 dhe aktualisht përputhet me standardin DOD 8570. E vlefshme për 3 vjet.
Security+: gjithashtu fitoi akreditimin e saj ANSI në 2008-ën. Security+ është një çertifikim sigurie i nivelit fillestar neutral, i cili ndërton njohuritë e sigurisë së rrjetit të mbuluara nga çertifikimi Network+. [19] E vlefshme për 3 vjet. Çertifikimi para 1 janarit 2011, konsiderohet përgjithmonë i vlefshëm (GFL) dhe nuk skadon.
Project+ : Në 2001, CompTIA bleu programin e çertifikimit të menaxhimit të projektitProject+ nga Gartner Group. Programi, i quajtur më parë "IT Project +", u azhurnua në 2003-shin. [20][21]
Server+: përqendrohet specifikisht në harduerin dhe sistemet operative të serverave, mjediset e IT-së, rikuperimin nga katastrofat dhe vazhdimësinë e biznesit. U zhvillua në 2001-ishin, me azhurnimet e lëshuara në 2005-ën dhe 2009-ën. [22]
^Peter H. Gregory, Bill Hughes (24 prill 2015). Getting a Networking Job For Dummies. John Wiley & Sons. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)