Cosima Coppola (lindur më 17 Tetor, 1983) është një kërcimtare dhe aktore e kinemasë, teatrit dhe televizionit nga Italia.
Cosima Coppola lindi në Taranto, Apulia, por u rrit në Fragagnano. Kur ishte 19 vjeç u zhvendos në Romë për të punuar si kërcimtare.[1]
Në 2003, ajo nisi të studionte recitim. Debuti i saj televiziv ishte në telenovelën Un Posto al Sole. Më pas, ajo pati disa role në disa mini-seri televizive, si Carabinieri 4 (2005), Il sangue e la rosa (2008), Il falco e la colomba (2009), Viso d'angelo (2011), Rodolfo Valentino – La leggenda (2014), Furore – Il vento della speranza (2014) dhe L'onore e il rispetto (2006–2012), ku ajo luajti rolin e Melina Bastianelli në Fortebracci.
Ajo gjithashtu është shfaqur në filmin Australian Wog Boy 2: Kings of Mykonos (2010) në rolin e Enzës.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)