Daddy G

Massive Attack

Grantley Evan Marshall (lindur në 18 dhjetor 1959) i njohur ndryshe dhe si Daddy G, është një muzikant anglez dhe një nga themeluesit e grupit muzikor Massive Attack.

Lindur në Bristol nga prindër të Indisë Perëndimore,[1] Marshall iu bashkua skenës muzikore të Bristol-it në 1980. Ai ishte pjesë asokohe e kolektivit të quajtur The Wild Bunch, në të cilin bënin pjesë dy anëtarë të tjerë bashkëthemelues të Massive Attack, Robert del Naja dhe Andrew Vowles. Gjatë asaj kohe ai ishte një ndër DJ më të rinj në moshë.[2] Në 1986 kolektivi The Wild Bunch u shpërbë.[3] Del Naja, Bowels dhe Marshall formuan grupin e zhanrit hip hop me emrin Massive Attack në 1988, akt që la gjurmë në konceptualizimin e muzikës alternative në Bristol, së bashku me pionerët e tjerë si Portishead dhe Tricky. Midis viteve 2001 dhe 2005, Marshall nuk ishte shumë aktiv në Massive Attack. Kjo shihet dhe tek albumi 100th Window ku Marshall nuk pati kontribuar.[4]


  1. ^ "Massive Attack - 2010 Interview From Their Studio In Bristol About The Making Of Heligoland". Marrë më 2018-12-31. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Daddy G DJ-Kicks" Arkivuar 6 korrik 2017 tek Wayback Machine Accessed 13 May 2015
  3. ^ "It happened here... The Wild Bunch rock Bristol" (në anglisht). Red Bull Bulletin. Marrë më 26 gusht 2018.
  4. ^ https://www.popmatters.com/123491-its-all-good-an-interview-with-daddy-g-of-massive-attack-2496190314.html