Dan Christian Ghattas është një aktivist interseks, ligjërues në universitete si dhe bashkëthemelues i organiaztës OII Europe në 2012.[1] Në 2013 ai botoi analizën akademike me titull “Human Rights between the Sexes”, një analizë krahasuese e të drejtave të njeriut të personave interseks.[2]
Ghattas është një ligjërues universitetesh. Ai ka përfunduar studimet master në degën studimore të kulturës mesjetare.
Ghattas nisi të punojë për të drejtat e personave interseks në 2009. Ai bashkëdrejton së bashku me Miriam van der Have organizatën OII Europe.[3][4] Ai merr pjesë në konferenca të ndryshme nëpër Evropë,[5] including the launch of a Council of Europe issue paper on "Human rights and intersex people" in Montenegro.[4] ndër të cilat ka prezantuar publikimin nga Këshilli i Evropës me titull “Të drejtat e Njeriut dhe Personat Interseks” në Mal të Zi. Ai ka ofruar ekspertizë për një sërë organizatash, duke përfshirë këtu qeverinë e Maltës, Parlamentin Evropian dhe Komisionerin e Lartë në Zyrat e OKB për të drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara.
Ghattas ka marrë pjesë në tre të parat Forume Ndërkombëtare për Personat Interseks si dhe ka ndihmuar që një forum i tillë të niste si iniciativë. Në 2015 Ghattas iu bashkua një bordi të trupit këshillues për filantropinë e parë për një fond rreth të drejtave të personave interseks, të themeluar prej fondacionit Astraea Lesbian Foundation for Justice. Ghattas gjithashtu ka ndihmuar si këshillues për projekt propozime për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar.
Ghattas ka shkruar një sërë studimesh. Ai është autor i studimit “Human Rights between the Sexes” ose “Menschenrechte zwischen den Geschlechtern” të publikuar në anglisht dhe gjermanisht në 2013 nga fondacioni gjerman Heinrich Böll Foundation. Raporti thuhet të jetë i pari studim krahasimor ndërkombëtar që analizon dhe hedh dritë mbi të drejtat e personave interseks; ku bëhet e qartë se komunitet interseks has diskriminim anembanë botës..[6][7][8][9] Më herët, në 2012, ai ishte bashkë-autor i studimit të parë në jetët e personave transseksualë në Gjermani, të titulluar Studie zur Lebenssituation von Transsexuellen in Nordrhein-Westfalen.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)