Në bazën e të dhënave të structured query language(SQL), paraqitja e DELETE do të fshij një ose më shumë rekorde prej një tabele.
Komanda DELETE përcaktohet si në sintaksën në vijim:
DELETE FROM tabela
WHERE kushti
Çdo rresht që përputhet me kushtin WHERE do të hiqet(fshihet) nga tabela. Në qoftë se kushti WHERE është lënë jashtë, të gjitha rreshtat në tabelë do të fshihen. Kushti DELETE nuk paraqet ndonjë resht, që është, ajo nuk do të nxjerr një rezultat të caktuar. Fshij rreshtat prej "tabela_ime" duke përdorur listën e vlerave të kolonës "id" :
DELETE FROM tabela_ime WHERE id IN (vlera1, vlera2, vlera3, vlera4, ...)
Fshij të gjitha rreshtat prej tabelës "tabela_ime":
DELETE FROM tabela_ime;
Fshij rreshtat prej tabelës "tabela_ime" ku kolona "çmimi" është e barabartë me 1200:
DELETE FROM tabela_ime WHERE çmimi='1200';