Dracule Mihawk (ジュラキュール・ミホーク Jurakyūru Mihōku) ose ndryshe i njohur si Syri i Shqiponjës, është një pirat me famë botërore, i cili mban titullin “Shpatari më i Fuqishëm në Botë”.[1] Ai ishte një nga Shichibukai deri në shpërbërjen e grupit.
Në të kaluarën, Mihawk njihej si "Gjuetari Detar"[2] dhe kishte një reputacion si rivali i Shanks, një nga Katër Perandorët. Vendi i tij i banimit ishte Ishulli Kuraigana, në të cilin ai shërbeu gjatë periudhës dy vjeçare si mjeshtër i Roronoa Zoro në stërvitjen e tij të shpatës. Krahas shokut të tij ish-Shichibukai Krokodili, Mihawk krijoi një organizatë të njohur si Cross Guild, me Buggy që vepron si udhëheqës i organizatës.
Mihawk është i gjatë, i dobët dhe muskuloz, me flokë të zinj, mjekër të shkurtër, mustaqe dhe bordet që tregojnë lart. Pseudonimi i tij vjen nga sytë e tij të kuq me ngjyra të çuditshme (të verdhë në anime), të cilët ngjajnë me sytë e një skifteri.
Mihawk vesh rroba të zeza dhe të kuqe të zbukuruara me një varëse kryqi që fsheh një kamë të vogël, e cila i jep atij pamjen e një shpatari spanjoll. Veshja e tij përbëhet nga një kapele e zezë me strehë të gjerë, e zbukuruar me një shtëllungë të madhe, dhe një pallto e zezë e gjatë dhe e hapur me një kadife të kuqe brenda, pa këmishë poshtë, me mëngë dhe jakë të kuqe me model lulesh. Ai vesh pantallona të bardha (të purpurta të lehta në anime) të mbajtura me një rrip të dekoruar dhe të futura brenda çizme tepër të mëdha në krahasim me madhësinë e këmbës së tij.
Mihawk mban një kogatana rreth qafës së tij, duke u shfaqur si një gjerdan i artë në formë kryqi, i cili është një kamë që duket identike me homologun e tij më të madh Yoru, dhe mban shpatën e tij Yoru në shpinë kur ai nuk e përdor atë.
Mihawk është një person shumë serioz dhe rrallë buzëqesh. Ai është parë vetëm dy herë duke qeshur. Ai tregon një ndjenjë nderi pasi ai njeh dhe respekton kodin e shpatarëve dhe madje i lejoi Roronoa Zoro luksin e trajnimit në dorë për përkushtimin dhe mungesën e tij.
Edhe pse ai qëndron vetëm, ai është i mirë në shoqëri me njerëzit, sikur me Shanksin dhe Peronën. Ai duket gjithashtu të ketë një ndjenjë mikpritjeje, duke pasur (disi) tolerimin e pranisë së Peronës dhe Zoros pas kthimit të tij në ishullin Kuraigana menjëherë pas Luftës së Marinefordit; ai madje shkoi aq larg sa t'i tregonte Zoro-s ngjarjet që ndodhën në lidhje me kapitenin e tij, Luffy. Përveç kësaj, ai ofroi një varkë për të ndihmuar që shpatari i Kapelës prej Kashte të largohej nga ishulli.
Mihawk gjithashtu tregon kuriozitet për njerëzit që ai vendos për të sulmuar. Ai u përpoq të godasë Mjekërrbardhin vetëm për të parë se çfarë distanca të fuqisë ishte mes tij dhe Mjekërrbardhit. Ai gjithashtu sulmoi Luffy vetëm për të parë nëse fati është në anën e Luffy apo jo. Si rezultat, Mihawk është shumë analitik për aftësitë e të tjerëve dhe mund të njohë pikat e forta që mund të mos i bëjnë të tjerët, siç ishte kur e kuptoi fuqinë e vërtet të Luffy dhe mbledhja e shpejtë e shokëve është atributi i tij më i rrezikshëm.
Si Shpatari më i Fuqishëm në Botë si në emër ashtu edhe në realitet, Mihawk është një nga piratët më të fortë në botë. Edhe para Epokës së Madhe të Piratëve, ai fitoi famë duke mposhtur armiqtë gjithnjë e më të fortë derisa nuk i kishte mbetur asnjë sfidues i denjë, dhe tani ai mbretëron në krye si shpatari më i fortë në botë.
Për shkak të forcës dhe mjeshtërisë së tij me shpatë, Mihawk ishte një rival i Shanks, një perandor i ardhshëm dhe shpatar i madh në të drejtën e tij. Ata konkurruan ashpër në duele legjendare çdo ditë derisa Shanks humbi krahun e majtë. Shkathtësia e tij e pamasë në betejë e lejoi atë të shkatërronte me lehtësi të gjithë flotën e Don Krieg prej 50 anijesh dhe 5000 burrash vetë, me vetëm anija kryesore që mbijetoi sepse një stuhi e keqe i largoi ata. Kjo shfaqje monstruoze e forcës bëri që Don Krieg të supozonte se Mihawk kishte fuqi të Frutit të Detit. Për më tepër, ai mundi lehtësisht Roronoa Zoro dy vjet më parë, duke përdorur vetëm thikën e tij në formë kryqi që e mban si varëse rreth qafës. Gjatë Luftës së Samitit të Marinefordit ai nuk mori aq shumë lëndime, pavarësisht se kishte luftuar kundër Vista dhe Krokodilit.
Një dëshmi e vërtetë e forcës së jashtëzakonshme të Mihawk është se pasi Shichibukai u shfuqizuan, shpërblimi i tij u rrit në 3,590,000,000 beli, një nga shpërblimet më të larta në botë që madje i kalon dy nga Katër Perandorët të tanishëm: Luffy dhe Buggy.
Përveç aftësive të tij luftarake, Mihawk është gjithashtu një kuzhinier i shkëlqyer, pasi ka gatuar ushqime për veten dhe Peronën për dy vjet. Në anime, ai tregohet duke aplikuar mjeshtërinë e tij me shpatë në gatimin e tij, duke përdorur thika kuzhine për të prerë perimet me shpejtësi dhe saktësi të jashtëzakonshme.
Mihawk është jashtëzakonisht i aftë në Haki, Ai është gjithashtu një mësues i aftë, pasi ai mësoi Zoro.
Shkathtësia e Mihawk në Ambicien e Vëzhgimit është e jashtëzakonshme. Vërtetë ndaj epitetit të tij, "Sytë e Shqiponjës", ai ka shikim të jashtëzakonshëm, në gjendje të gjurmojë lehtësisht lëvizjet e shpejtësisë së lartë të Marshit 2 të Luffy dhe të godasë me saktësi.
Mihawk zotëron aftësinë për të përdorur Ambicien e Armatimit. Ai e mësoi Zoron se si të përdorte këtë lloj Haki për të mbrojtur shpatat e tij nga çdo dëmtim.
Kogatana është një armët e Mihawk që mban si kryq në qafën e tij. Mihawk thotë se ai e përdorë këtë kamë për t'i mundur kundërshtarët e dobët. Me këtë ai mundi Zoron duke shpuar në zemrën e tij. Ai poashtu e përdorë këtë për të ngrënë. Përndryshe Kogatana është një thikë e zakonshme që Mihawk pëlqen të demonstroj aftësi me këtë.
Yoru është nga armët e Mihawkit dhe konsiderohet si një nga shpatat më të fuqishëm në botë. Yoru është një shpatë e madhe që Mihawk mban në shpinën e tij dhe është 2 metra. Forma e saj është e ngjajshme me shpatën gjermane Großes Messer.
Yoru ka një fuqi të tmerrshëm, siç shihet kur Mihawk shkatërroi anijen e Don Krieg një goditje të vetme. Ai gjithashtu mund të nisë një sulm masiv të ngadaltë të ajrit të kompresuar ose të energjisë që mund të arrijë në një distancë jashtëzakonisht të gjatë, duke dërguar valë spirale në kundërshtarin me pikpëri të saktë dhe të aftë për të prerë një mal të akullit nga një distancë të largët.
Mihawk u bë i famshëm edhe para se të filloj Epoka e Madhe e Piratëve. Ai sfidoi shumë kundështarë deri askush nuk mundi ta sfidoj atë dhe morri titullin “Shpatari më i Fuqishëm në Botë”. Ai morri pjesë në ekzekutimin e Roger dhe pas vdekjes së tij ai u bashkua me Shichibukai.
Mihawk dikur pa një rival të fortë në Shanks. Betejat e tyre u thanë të tronditin të gjithë Grand Line dhe Mihawk shpesh kërkoi Shanks për duele. Ai humbi interes në të pasi Shanks humbi krahun e tij.
Në japonisht, ai u dublua nga Takeshi Aono dhe Hirohiko Kakegawa (Epizodi 461+). Në Odex, ai dublohet nga Chuck Powers. Në Funimation, ai dublohet nga Wayne Grayson. Në 4Kids Entertainment, ai dublohet nga John Gremillion.