ERSTE Fondacioni | |
| |
Lloji | Fondacion privat austriak |
---|---|
Viti i themelimit | 2003 |
Selia | Vjenë, Austri |
Prejardhja | Trashëgues ligjorë i kursimores së parë austriake (Erste oesterreichische Spar-Casse), të themeluar më 1819. |
Regjioni | Evropa qendrore, lindore dhe juglindore |
Fokusi i punës | Zhvillimi shoqërorë, kultura, integrimet evropiane |
Metodologjia e punës | Financimi i punës operative dhe ndihmës së pakthyeshme financiare (granteve) |
Të ardhurat | Aksionari më i madh individual Erste Group Bank AG |
Numri i të punësuarve | Mbi 30 |
Ueb faqja | www.erstestiftung.org |
ERSTE Fondacioni (gjerm. DIE ERSTE Österreichische Spar-Casse Privatstiftung apo ERSTE Stiftung) është Fondacion i kursimores më të madhe austriake. Është themeluar në vitin 2003, në themelet e kursimores së parë austriake (Erste Österreichische Spar-Casse), e cila është themeluar në vitin 1819. Si fondacion i kursimores private austriake, e përkushtuar për të mirën e përgjithshme të shoqërisë. Përveç kësaj, ka edhe rol të posaçëm si aksionari më i madh individual i Erste Grupit. ERSTE Fondacioni përdor profitin nga aksionet e veta në mënyrë që të mbështesë zhvillimin e shoqërisë në Evropën qendrore dhe juglindore.
ERSTE Fondacioni është aktive në Evropën qendrore dhe juglindore. Misioni i saj është themeluar në idenë e kursimores së shekullit të XIX. Ajo përkrahë pjesëmarrjen shoqërore dhe aktivizmin e shoqërisë civile; synon shoqërimin e njerëzve dhe bartjen e njohurive rreth historisë së afërme të regjionit e cila ka duruar ndryshime dramatike nga viti 1989. Si Fondacion aktiv, zhvillon projekte vetjake në kuadër të tre programeve : Zhvillimi Shoqërorë, Kultura dhe Evropa.
Meqenëse paraqet fondacionin e kursimores, Fondacioni ERSTE i është përkushtuar idesë së kursimores shoqërore nga shekulli XIX. Për këtë arsye i ashtuquajturi sociali bankarë social banking dhe përfshirja financiare paraqesin tema kyçe në kuadër të programit me emërimin Zhvillimi ekonomik. Projektet më të njohura të kësaj fushe janë:
Për çdo dy vite, duke filluar nga viti 2007, Çmimi i Fondacionit ERSTE për integrime shoqërore, për projektet të cilat inkurajojnë integrimin shoqërorë, ndan njerëz në bashkësitë lokale. Gjatë konkursit publik, zgjidhen 30 fitues në mesin e gati 1000 projekteve të paraqitura nga 12 shtete (konkursi nga viti 2011) të cilët fitojnë çmimet në para në shumë totale prej 610.000 euro. Përveç kësaj, organizatave joqeveritare të cilat fitojnë njohjen publike i ofrohet falas PR përkrahja për punë në projekte, si dhe qasja në rrjetin ndërkombëtarë të OJQ. Ceremonitë e ndarjes së çmimeve deri më tani janë mbajtur në Lubjanë (2007), Bukuresht (2009) dhe Pragë (2011).
Fondacioni ERSTE në vitin 2008. ka themeluar Çmimin për kulturë dhe teori ”Igor Zabel”. Në këtë mënyrë është përkrahur veprimi historianëve të artit dhe teoricienëve në rajonin e Evropës qendrore dhe lindore dhe paraqiten njohuritë mbi artin dhe kulturën përmes inkurajimit të grumbullimit dhe shkëmbimit të njohurive në fushën e kulturës midis "lindjes" dhe "perëndimit". Çmimi është emëruar sipas autorit slloven, kritikut artistik dhe përgjegjësit, Igor Zabel (1958–2005), përgjegjësit të lartë të Galerisë bashkëkohore nga Lubjana, i cili ishte meritorë për themelimin e lidhjeve kulturore midis Evropës lindore dhe perëndimore.
Rrënjët e Fondacionit datojnë nga shekulli XIX. Kursimorja e parë austriake “Erste österreichische Spar-Casse” është themeluar në vitin 1819.[1] Si rezultat i amendamentit në Ligjin austriak mbi kursimoret, “Erste österreichische Spar-Casse” në vitin 1993. është ndarë në bankë operuese (Erste Bank AG) dhe holding kompani (DIE ERSTE österreichische Spar-CasseAnteilsverwaltungssparkasse, shkurtimisht: AVS). Erste Banka, e cila i është bashkëngjitur GiroCredit Bank AG der Sparkassen, ka dalë në bursë në vitin 1997. dhe në këtë mënyrë AVS është bërë aksionari më i madh i i kompanisë e cila prej atëherë është listuar në bursën e Vjenës. AVS në vitin 2003. formalisht është transformuar në DIE ERSTE österreichische Spar-Casse Privatstiftung, shkurtimisht: ERSTE Stiftung (ERSTE Fondacioni), e cila pas dy viteve filloi punën.
Projekti i parë i madh ka përfshirë Zweite Wiener Vereins- Sparcasse, gjegjësisht Zweite Sparkasse, e cila është themeluar në vitin 2006. dhe rrjetin e Akademisë së shkollave centrale evropiane (aces), e cila është themeluar në të njëjtin vit. Në vitin 2007. është bërë ndarja e parë e Çmimit të Fondacionit ERSTE për integrim shoqërorë në Lubjanë dhe hapja e konkursit të parë për bursat Ballkanike për gazetarinë e jashtëzakonshme. Çmimi për kulturë dhe histori “Igor Zabel” dhe themelimi i organizatës good.bee kanë ndodhur në vitin 2008. Në vitin 2009. stacionet televizive ORF dhe 3sat të parat kanë emituar TV serinë e parë dokumentare "Ballkan Ekspres (Kthimi në Evropë)", kurse Çmimi i Fondacioni ERSTE pr integrime shoqërore është ndarë për herë të dytë, në ceremoninë e mbajtur në Bukuresht. Projektin më të madh të deritanishëm nga fusha e kulturës e ka paraqitur ekspozitura (Gender Check), e hapur në muzeun e Vjenës MUMOK, në vitin 2010. Në të njëjtin vit, Turneu i ndërmarrësisë shoqërore me Mohammad Yunusin ka vizituar gjashtë shtetet e Evropës lindore, me qëllim që të paraqitet koncepti i ndërmarrësisë shoqërore si formë e aktivitetit të qëndrueshëm ekonomik, në Vjenë, Bratislavë, Budapest, Prag, Bukuresh dh Beograd. Në të njëjtin vit, Çmimi për kulturë dhe teori “Igor Zabel” i është ndarë historianit polonez të kulturës, Pjotër Pjotrovskit, në Barcelonë. Në vitin 2011, çmimi i Fondacionit ERSTE për integrime shoqërore, në ciklin vet të tretë, është ndarë në Prage për 34 projekte nga 12 shtete.
Fondacioni ERSTE është fondacion i kursimores private, siç është definuar në Ligjin austriak mbi kursimoret.
Organet e Fondacionit i përbëjnë Bordi drejtues, Bordet mbikëqyrës dhe Asociacioni. Asociacioni i kursimoreve private, i themeluar në vitin 1819, i cili ka mbi 100 anëtarë, bën zgjedhjen e anëtarëve të Bordit mbikëqyrës dhe bën emërimin e kryetarit të bordit. Bordo mbikëqyrës emëron anëtarët e Bordit drejtues dhe kontrollon punën e administratës së Fondacionit. Bordi drejtues udhëheq punën e Fondacionit dhe merr vendime mbi shpërndarjen e mjeteve për projekte financiare, me ndihmën e Bordit këshillëdhënës i cili është i përbërë nga ekspertët ndërkombëtarë.
Fondacioni ERSTE në vitin 2012. ka përafërsisht 35 të punësuar. Fondacioni për financimin e projekteve ka miratuar mjete në shumë totale me vlerë prej 40 milion euro, në periudhën prej themelimit të saj në vitin 2003. deri në fund të vitit 2010.[2] Gjatë kësaj periudhe, numri i përgjithshëm i projekteve të cilat i ka zbatuar/apo përkrahur Fondacioni ERSTE është 548, kurse prej tyre 110 kanë qenë të paraqitura në konkurse. Përafërsisht 80 % të buxhetit vjetor te Fondacionit ERSTE investohet në projekte të cilat kanë filluar në kuadër të tre programeve : Shoqëria, Kultura dhe Evropa. Mbetja prej 20 % të mjeteve përbëhet nga grantet e miratuara për organizatat jofitimprurëse, për financimin e projekteve të tyre.[3]
Është themeluar në vitin 2007, Biblioteka e Fondacionit ERSTE grumbullon literaturën e lëshuar kryesisht në gjuhën angleze dhe gjermane. Përmban përafërsisht 5000 tituj dhe 35 revista periodike (2012). Temat përfshijnë fushat e arteve, teorisë së medieve dhe historisë, pakicave dhe barazive gjinore, teorisë së kulturës dhe politikës kulturore, zhvillimit ekonomik dhe politik, sipërmarrjes shoqërore dhe bankare, risive në fondacione, filantropisë, demografisë, migracioneve, edukimit dhe përkujtimeve. Gjeografikisht, koleksioni është fokusuar në rajoni e Evropës qendrore dhe juglindore. Biblioteka është hapur për publikun. Koleksioni mundet të shihet në hapësirat e Fondacionit, në termin të caktuar.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)