Edona Bilali | |
---|---|
Ministre e Shtetit për Sipërmarrjen | |
Titullar | |
Në detyrë 18 shtator 2021 | |
Kryeministri | Edi Rama |
Deputete | |
Titullar | |
Në detyrë 10 shtator 2021 | |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 1989 Shkodër, Shqipëri |
Nënshtetësia | Shqiptare |
Partia politike | Partia Socialiste |
Vendbanimi | Tiranë, Shqipëri |
Shkollimi | Universiteti i Tiranës, Hult International Business School |
Kabineti | Kabineti i Edi Ramës |
Nënshkrimi | ![]() |
Edona Bilali është një politikane shqiptare. Aktualisht ajo shërben si Deputete e Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë. Gjithashtu Znj.Bilali ka shërbyer si Ministre e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes në qeverinë shqiptare, kabineti Rama III nga 10 shtatori i 2021 deri në shtator të vitit 2023. [1] Edona Bilali u diplomua për master shkencor në vitin 2010 në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës dhe më pas vazhdoi studimet për master, gjithashtu në Tiranë, Shqipëri në Hult International Business School, në fushën e Biznesit Ndërkombëtar. [2] Në nëntor 2023 Znj.Bilali ka përfunduar studimet e doktoraturës në Austri me vlerësimin "summa cum laude".