Eduard Shalsi

Eduard Shalsi
Të dhëna vetjake
U lind më1968
Korçë
NënshtetësiaShqiptar
Partia politikePS
PunësimiPolitikan

Eduard Shalsi u lind në qytetin e Korçës në vitin 1968. Është bashkëshorti i znj. Eranda Shalsi dhe baba i tre fëmijëve të mrekullueshëm, Patrik, Samuel dhe Kler.

Z. Shalsi u diplomua në Fakultetin e Shkencave Natyrore në degën Biologji-Kimi në vitin 1990 në Tiranë. Pas përfundimit të studimeve universitare, z. Shalsi ushtroi profesionin e mësuesit në arsimin 8-vjeçar dhe të mesëm në Tiranë. Në vitet 1992-1995 emigroi në Greqi. Gjatë viteve 1996-2003 ka punuar në sektorin bankar, duke u bërë dhe një prej drejtuesve të bankës së parë private në Shqipëri, Tirana Bank.

Në vitet 2003-2004, z. Shalsi ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i një prej kompanive më të mëdha të sigurimeve në vend, INSIG sha Arkivuar 4 shkurt 2021 tek Wayback Machine, post të cilin e la për t’iu bashkuar në vitin 2004 Bashkisë së Tiranës. Fillimisht në pozicionin e shefit të kabinetit e më pas si nënkryetar i bashkisë deri në vitin 2009. Nga viti 2009 e deri më sot, z. Eduard Shalsi është deputet i Kuvendit të Shqipërisë, ku në vitet 2009-2013 ka qenë deputet në qarkun e Tiranës, 2013-2017 deputet në qarkun e Beratit dhe 2017-2021 deputet në qarkun e Pogradecit. Gjatë kësaj periudhe, z. Shalsi ka mbajtur poste të rëndësishme, ku mund të përmendim: Ministër i Shtetit për Çështjet Vendore dhe Koordinator Kombëtar i Antikorrupsionit, Kryetar i Komisionit të Përhershëm Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit, Nënkryetar i Grupit Parlamentar Socialist, Anëtar i Delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë pranë Komitetit të Stabilizim-Asocimit BE – Shqipëri, Anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, etj. Prej vitit 2019, me shumë përkushtim ka drejtuar ministrinë e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjen, duke qenë çdo ditë krah bizneseve në zgjidhjen e problematikave të tyre. Në vitin 2019. z. Shalsi u certifikua nga Harvard Business School në Leading Economic Growth dhe prej më shumë se dy vitesh është Anëtar i Bordit të Qeverisjes Etike të Standardeve të Ekselencës, Komitetit të Lidershipit të Cilësisë, Nënkryetar i Komitetit Global të Startup-eve pranë World Business Angels Forum (WBAF) si edhe Anëtar i G20 Global Partnership for Financial Inclusion. Flet rrjedhshëm katër gjuhë, shqip, anglisht, greqisht dhe italisht. Eduard Shalsi gjithashtu nga viti 2016 është President i Federatës Shqiptare të Shahut dhe prej vitesh është i apasionuar pas sportit dhe mandolinës. Për zgjedhjet vendore të datës 25 prill 2021, z. Eduard Shalsi është kandidat në listën për qarkun e Tiranës me numrin 18.

[1]

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 14 prill 2021. Marrë më 23 mars 2021. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)