Elizabeth Gowing është autore angleze. Ajo u lind në Ely, Cambridgeshire, Angli. Ka jetuar dhe vepruar në Kosovë dhe Shqipëri dhe poashtu ka përkthyer në shqip.
U shkollua në Universitetin e Oksfordit ku studio letërsi angleze dhe do ta takonte partnerin e saj, autorin dhe diplomatin Robert Wilton. Pas përgatitjes për mësuese, ajo vazhdoi të jepte mësim për 10 vjet.[1]
Bashkë me partnerin e saj është njëra nga bashkë-themelueset e OJQ-së bamirëse The Ideas Partnership (Partneriteti i Ideve), e cila nxjerr fuqinë e vullnetarëve në Kosovë për të adresuar sfidat në mjedis, arsim dhe trashëgimi kulturore dhe për të mbështetur komunitetet rom, ashkali dhe egjiptiane. Në vitin 2017, per punën e saj u zgjodh nga Kryeministrja britanike Theresa May si një "Pikë e Dritës" për vullnetarizmin në mbarë botën.[2] Gowing është shpërblyer me medaljen “Nënë Tereza” për punën e saj në Kosovë.[3]
Faqja zyrtare e Elizabeth Gowing
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)