Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Elvis Kotorri | ||
Datëlindja | 30 prill 1979 (45 vjeç) | ||
Vendlindja | Elbasan, Shqipëri | ||
Pozicioni | Portier | ||
Karriera me të rinjtë | |||
Elbasani | |||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
1996–2004 | Elbasani | 35 | (0) |
2004 | Shkumbini | 69 | (0) |
2004–2007 | Elbasani | 69 | (3) |
2007–2010 | Dinamo | 92 | (0) |
2010 | Shkumbini | 16 | (0) |
2010–2011 | Besa | 17 | (0) |
2011–2013 | Shkumbini | 32 | (0) |
2013–2015 | Elbasani | 41 | (1) |
2015 | Dinamo | 15 | (0) |
2015–2016 | Korabi | 28 | (0) |
2016–2018 | Elbasani | 31 | (1) |
Gjithsej | 445 | (5) | |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Elvis Kotorri (lindur më 30 prill 1979 në Elbasan) është një trajner shqiptar futbolli dhe ish futbollist profesionist i cili luante si portier.[1]
Më 15 mars 2014, Kotorri shënoi golin e parë për sezonin 2013–14 me penallti në fitoren 1–0 kundër Tomorit.[2][3] Gjatë sezonit 2013–14 me Elbasanin, ai ishte zgjedhja e parë e portë verdheblu duke luajtur 27 ndeshje gjatë sezonit, me Elbasanin e cila fitoi Kategorinë e Parë, duke e mbyllur me 60 pikë, katër më shumë se Apolonia.[4]
Më 23 gusht 2014, Kotorri debutoi në Kategorinë Superiore me Elbasanin për sezonin 2014–15 në ndeshjen e javës së parë kundër Skënderbeut, duke luajtur 90 minuta në humbjen 1–0 në Qemal Stafa.[5]