Enti i Leksikografisë Mirosllav Krlezha (kroatisht: Leksikografski zavod Miroslav Krleža ose LZMK) është institucioni kombëtar leksikografik i Kroacisë. Selia e Entit ndodhet në Zagreb. Ai u themelua fillimisht në vitin 1950 si Enti Leksikografik Kombëtar i Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ose shkurt Enti Leksikografik i Jugosllavisë. Më vonë u riemërua sipas themeluesit të tij, enciklopedistit dhe shkrimtarit kroat Miroslav Krleža.[1][2]