Epidamni

44°19′00″N 19°27′00″E / 44.3167°N 19.4500°E / 44.3167; 19.4500

Harta e Epidamnit në antikitet.

Epidamni (greqisht: Ἐπίδαμνος - Epidamnos / Epidamnus) [1][2] më vonë romakët e quajtën Dyrrachium (sot njihet si Durrës, Shqipëri, rreth 30 km në Perëndim të Tiranës) u themelua në vitin 627 p.e.s. [3] në Bregdetin Ilirik nga një grup kolonistësh ardhur nga Korinthi dhe Korkyra  (Korfuzi i sotëm).[4]

Libri "Politika" e Aristotelit e përmend disa herë si shembull qeverisjen e brendshme të Epidamnit, e cila drejtohej me një "dorë të hekurt" nga oligarkia që vendoste edhe magjistratin udhëheqës, ndërsa tregtarët dhe mjeshtrit (zanatçinjtë) ishin të përjashtuar nga pushteti, deri në momentin e kryengritjes së brendshme e cila rezultojë me një qeverisje demokratike.

Oligarkët në ekzil i bën thirrje për ndihmë Korkyrës ndërsa demokratët i'u drejtuan për ndihmë Korintit, duke nxitur kështu një luftë ndërmjet dy qyteteve nëna, e cila është e përshkruar nga Tukididi si shkak i Luftës së Peloponezit.

Tregtia individuale me ilirët vendas ishte e ndaluar për epidamnasit dhe e gjithë tregtia dhe marrëdhëniet tjera kryheshin përmes një qytetari ose agjenti (që njihej si poletes) të autorizuar nga qyteti. Në shekullin IV p.e.s. qytet-shteti ishte pjesë e mbretërive të Kasandërit dhe Pirros. Rrethinat e Epidamnusit njiheshin përgjithësisht si Epidamnia.[5]

  1. ^ Wilkes, J. J. The Illyrians, 1992, ISBN 0-631-19807-5, page 96, "From Bouthoe to Epidamnus, a Greek city, the ..."
  2. ^ Strabo Geography vi.316
  3. ^ Mogens Herman Hansen, An Inventory of Archaic and Classical Poleis: An Investigation Conducted by The Copenhagen Polis Centre for the Danish National Research Foundationy ,2005,page 330: "Epidamnos was founded in either 627 or 625 (Hieron. Chron.)"
  4. ^ Rhodes, P.J. A History of the Classical Greek World 478-323 BC. 2nd edition. Chichester: Wiley-Blackwell, 2010, p. 88.
  5. ^ James Augustus St. John, The History of the Manners and Customs of Ancient Greece, 1842 Volume 3, page 275 (reprint 2003, ISBN 1-4021-5441-0)