Erion Veliaj

Erion Veliaj
Kryetari i 42-të i Tiranës
Titullar
Në detyrë
21 korrik 2015
Paraprirë ngaLulzim Basha
Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale
Në detyrë
15 shtator 2013 – 30 prill 2015[1]
Paraprirë ngaSpiro Ksera
Pasuar ngaBlendi Klosi
KryeministriEdi Rama
Të dhëna vetjake
U lind më17 dhjetor 1979
Tiranë, Shqipëri
Partia politikeG99 (2008–2010)[2]
party Socialiste (2010–present)
VendbanimiTirana
ShkollimiGrand Valley State University,[3] Universiteti i Suseksit
Nënshkrimi

""'Erion Veliaj"" a.k.a bothqim eri, lali dylberi (lindi më 17 dhjetor 1979, Tiranë), është një politikan shqiptar dhe kryetari aktual i Bashkia Tiranë Bashkisë së Tiranës.[4]

Veliaj është nga një familje myslimane e cila së pari la Islamin dhe më vonë u bë ateist. Duke u lidhur me misionarët nga Shtetet e Bashkuara, Erion Veliaj u kthye në Evangjelikalizëm.[5] Organizata e tij MJAFT! tregoi në faqet e saj karikaturat e diskutueshme të profetit Muhamed.[6]

Në vitin 2011, Veliaj iu bashkua kryesisë së Partisë Socialiste së Shqipërisë si Sekretar për Rininë dhe Em­igracionin. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 ai u zgjodh deputet i Qarkut Gjirokastër.

Veliaj flet gjuhët angleze dhe italiane, si dhe njeh gjuhën gjermane dhe atë frënge.[7]

Erion Veliaj në Wikipedia Weekend Tirana 2015

Debati publik rreth artikullit në Huffington Post

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në artikullin e botuar në gazetën e majtë amerikane Huffington Post më 26 qershor 2007 Erion veliaj shkruante:

Në kohën kur popullariteti i Presidentit amerikan është në pikën më të ulët në SHBA dhe kur vizitat e tij përballen me protesta, fshatarët tanë shumica myslimanë, zbritën në rrugë me flamuj amerikanë, dhe u rreshtuan për ta mbushur atë me lëvdata.[8]
Huffington Post, 26 qershor 2007.

Ky karakterizim i shqiptarëve ngjalli reagime të shumta në mediat shqiptare, veçanërisht në rrjetet sociale ku me tone të ashpra kritikohej paraqitja e shqiptarëve si fshatarë myslimanë duke e quajtur ate një fyerje, dhe kritikohej gjithashtu qendrimi kritik i Veliajt ndaj pritjes qe i bënë shqiptarët Presidentit amerikan George W. Bush.

Debati publik rreth martesës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shpenzimet e martesës së Veliajt me Ajola Xoxën në kalanë e Gjirokastrës në shtator 2014, sipas hetimeve të mediave të ndryshme, janë deklaruar dhe faturuar si një aktivitet kulturor me shpenzime shtetërore/publike, çka sipas ligjit përbën abuzim me pushtetin.[9]

Më 17 shtator Genc Pollo në funksionin e kryetarit të Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, jep një deklaratë për mediat ku zbulon një letër kërcënuese të Erion Veliaj drejtuar TV Agon, i cili ka kryer edhe hetime mbi paratë publike të përdorura për dasmën private të Ministrit Erion Veliaj.[10]

Në datën 16 shtator 2014, Veliaj deklaron që shpenzimet e dasmës i kanë paguar prindërit e tij.[11]

Kryetari Veliaj gjatë një takimi të zhvilluar me disa protestues të “Unazës së Re”, foli në lidhje me plagosjen e efektives 24-vjeçare, Ina Nuka gjatë protestës përpara parlamentit ku u gjymtua në njërën dorë. Gjuha e përdorur nga kryetari Veliaj përmbante nota seksiste dhe misogjiniste.[12] Ai u shpreh:

Po pse mo nuk është gjynah ajo vajza pa gishta? Se të gjitha burra jemi këtu, i shkojnë sytë ndonjërit prej nesh këtu që të martohet me një gocë pa gishta?! I kemi shkatëruarr jetën dhe dashtë zoti daltë me sukses, ajo që u bë u bë tani”, u shpreh Veliaj për gjendjen e Ina Nukës.
MAPO, 28 nëntor 2018.


Përgënjeshtrimi i çmimit të OKB

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë pjesëmarrjes në konferencën e OKB-së “Bridge for Cities 4.0” të mbajtur në Vienë në shtator 2019, kryebashkiaku Veliaj shpërndau lajmin në llogarinë e tij personale në rrjetet sociale se Tirana është vlerësuar nga ky institucion si një nga 10 qytetet që kanë patur performancën më të mirë financiare.

“Ishte një kënaqësi e veçantë të ishim në Vienë për të prezantuar Tiranën dhe historinë e saj të suksesit në menaxhimin financiar. Ishim një nga 10 qytetet e përzgjedhura nga OKB-ja, si qytetet që kanë pasur performancën më të mirë financiare"- është shprehur kryetari Veliaj në postimin e tij.[13]

Lajmi i dhënies së këtij çmimi është verifikuar nga portali Faktoje.al, të cilët nxorrën në pah se asnjë çmim nuk iu dorëzua kryebashkiakut të Tiranës gjatë konferencës.[14]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime dhe shënime

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ "SOT DORËHIQET VELIAJ, TAKON STAFIN E MINISTRISË TEK MUZEU KOMBËTAR". Arkivuar nga origjinali më 2 shkurt 2017. Marrë më 27 maj 2021. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Veliaj dorëhiqet nga G99, bashkohet me PS-në". Arkivuar nga origjinali më 18 janar 2017. Marrë më 17 janar 2017.
  3. ^ "Veliaj merr titullin "Honoris Causa" në Universitetin "Grand Valley" në SHBA". top-channel.tv. Arkivuar nga origjinali më 28 korrik 2017. Marrë më 3 dhjetor 2017.
  4. ^ {{Cite web [url=http://tirana.gov.al/sq/Biografia |title=Kopje e arkivuar |accessdate-28 dhjetor 2015 |archiveurl=https: //web.archive.org/web/20160101230857/http://www tirana.gov.al/sq/Biografia archivedate-1 janar 2016| language=sq |url-status-dead |access-date=28 dhjetor 2015 archive-date=1 janar 2016 |archive-url=https:// web.archive.org/web/20160101230857/http://www .tirana.gov.al/sq/Biografia }}
  5. ^ Ernst, Andreas (2017-07-12). "Ein Segen für Albanien". Neue Zürcher Zeitung (në gjermanisht). Marrë më 2017-08-13.
  6. ^ Jazexhi, Olsi (dhjetor 2007). "The Political Exploitation of Islamophobia in post–communist Albania". Olsi Jazexhi (në anglisht). Marrë më 2016-11-07.
  7. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 6 shkurt 2015. Marrë më 11 janar 2015.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  8. ^ "Uashingtoni nuk duhet të gënjehet nga mikpritja euforike që Shqipëria i bëri Presidentit Bush" Huffington Post 26 qershor 2007
  9. ^ Thellohet skandali Veliaj, dasma faturohet si aktivitet kulturor, Agjencia e Lajmeve Sot, 12 shtator 2014
  10. ^ Veliaj kërcënon Agon Channel: Do ju bëj armike me qeverinë pa shkak, po shkatërroni dasmën time Arkivuar 7 maj 2015 tek Wayback Machine, Gazeta 55, 17 shtator 2014
  11. ^ Veliaj: Dasma me shpenzime modeste i paguan prindërit
  12. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 28 nëntor 2018. Marrë më 23 dhjetor 2018.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  13. ^ "Tirana përzgjidhet nga OKB si një nga 10 qytetet me performancën më të mirë financiare". Arkivuar nga origjinali më 23 tetor 2019. Marrë më 23 tetor 2019.
  14. ^ Bllofi i mediave të Veliajt/ Prova se nuk ka marrë asnjë çmim në Vjenë