Ernst Friedrich Wilhelm Meumann (29. Gusht 1862, Uerdingen, Krefeld - 26. Prill 1915, Hamburg) ishte një pedagog dhe psikolog eksperimental gjerman. Ai konsiderohet si themelues i psikologjisë dhe pedagogjisë eksperimentale në Gjermani.[1]
Pas përfundimit të arsimit fillor dhe atij të mesëm, Meumann fillimisht studioi për filozofi dhe histori të artit, në Elberfeld, (1883) për të vazhduar me studimin e teologjisë. Pas përfundimit të studimeve, punoi si mësues. Studimet universitare i përfundoi në vitin 1891, te profesori Christoph von Sigwart në Tübingen në temën „Das Grundgesetz der Assoziation und Reproduktion der Vorstellungen“ Leipzig në Institutin për Psikologji Eksperimentale të Wilhelm Wundtit. Gjatë studimeve ai u bashkua me Shoqatën Gjermane të Studentëve në Bonn dhe Leipzig.[2] Nga viti 1893 ai ka punuar këtu si asistent ku edhe përfundoi veprën e tij "Studime mbi psikologjinë dhe estetikën e ritmit" („Untersuchungen zur Psychologie und Ästhetik des Rhythmus“).[3]
Ne vitin 1896, Meumani u emërua profesor i filozofisë në Universitetin e Cyrihut ku mbeti deri në vitin 1905. Ka punuar si profesor universitar edhe në Koenigsberg, Munster, Leipzig dhe Hamburg. Në vitin 1903 themeloi revistën "Arkivi i Psikologjisë së Përgjithshme" (" Archiv für die gesamte Psychologie "), e cila në fakt ishte një vazhdim logjik i revistës Philosophische Studien botuar nga V. Wundt. Ai njihet edhe si themelues i laboratorit psikologjik, i cili konsiderohet pararendës i Institutit të Psikologjisë. Në vitin 1905, në Leipzig, së bashku me Vilhelm A. Lay, ai themeloi, revistën Die Experimentele Pädagogik: Organ i Shoqërisë për Pedagogjinë Eksperimentale me një theks të veçantë në edukimin e fëmijëve të dobët dhe atyre me pengesa në zhvillim.
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)