Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Euroshkenca (Euroscience në anglisht), orgnaizata themeluese e ESOF-it, Forumit të hapur për euroshkencë, është një organizatë pan-evropiane dhe organizatë bazë për përkrahjen dhe promovimin e shkencës dhe të teknologjisë në Evropë. Anëtarë të Euroshkencës janë individë që janë të interesuar për të ndërtuar një Evropë shkencore. Anëtarë të saj janë të gjithë ata që janë të interesuar për hulumtime evropian, qoftë shkencëtarë profesionalë, krijues të politikave, industritë ose anëtarë nga publiku.
Euroshkenca i përfaqëson shkencëtarët evropianë të të gjitha diciplinave (shkencat natyrore, matematika, shkencat mjekësore, inxhinjeria, shkencat shoqërore, humane dhe artet), institucionet e sektorit publik, universitetet, institutet hulumtuese, si dhe bizneset dhe sektori industrial.
Euroshkenca është e hapur për hulumtuesit profesionalë, administratorët shkencorë, krijuesit e politikave, profesorët, doktorantët, post-doktorantët, inxhinjerët, industrialistët, dhe në përgjithësi për çdo qytetar të interesuar në shkencë dhe në teknologji dhe lidhjet e tija me shoqërinë.
Euroshkenca organizon takime të të gjitha madhësive në nivel ndërkombëtar ose rajonal; publikon raporte me rekomandime për veprime; dhe përdorimin e internetit për të diskutuar për shkencën në kuadër të agjendës publike.
Euroshkenca është themeluar në vitin 1997 nga komuniteti hulumtues evropian që:
Euroshkenca e organizon Forumin e hapur për euroshkencë (ESOF) i cili i bashkon palët e interesuara në shkencën evropiane: shkencëtarët, udhëheqësit e bizneseve dhe krijuesit e politikave. ESOF-i mbahet çdo dy vjet dhe si nikoqir paraqitet ndonjë qytet evropian.rrop