Evis Kushi (lindur më 7 tetor 1975, në Elbasan) është një politikane shqiptare dhe anëtare e Partisë Socialiste. Aktualisht, ajo shërben si Sekretare e Gruas në PS dhe mban postin e Nënkryetares së Komisionit të Edukimit në Kuvendin e Shqipërisë.
Evis Kushi lindi më 7 tetor 1975 në Elbasan. Ajo është e martuar dhe ka 2 vajza.
Kushi është diplomuar në vitin 1997 në degën Administrim ‐ Biznes (Marketing), Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Në vitin 2008 fitoi gradën shkencore “Doktor” (PhD) në Ekonomiks-Turizëm, Universiteti “Staffordshire”, Angli.
Në nëntor të 2010 fitoi titullin akademik “Profesor i Asociuar,” në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Gjashtë vjet më vonë, më 26 korrik 2016, Kushi mori edhe titullin akademik “Profesor” në Universitetin Bujqësor të Tiranës.
Evis Kushi e nisi karrierën e saj në vitin 1998 si lektore në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, në lëndët kryesore “Bazat e Marketingut” dhe “Ekonometri” (1998‐2012). Mes viteve 2010‐2012, Kushi mbajti pozicionin e shefes së Departamentit “Ekonomia dhe e Drejta”, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan. Në 2012‐2013 shërbeu si dekane e Fakultetit të Ekonomisë, në po këtë universitet.
Nga viti 2013 e në vazhdim, Kushi është deputete e Qarkut të Elbasanit në Kuvendin e Shqipërisë, si dhe ka qenë pjesë e Komisionit për Ekonominë dhe Financat. Njëkohësisht, ka shërbyer edhe si pedagoge me kohë të pjesshme në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan dhe në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë.
Për sa u përket aktiviteteve shoqërore politike, Evis Kushi është anëtare e Partisë Socialiste që prej Marsit 2013 dhe anëtare e Kryesisë së Partisë Socialiste që prej Prillit 2016. Deri në momentin e marrjes së pozicionit të ministrit, ajo ka qenë Nënkryetare e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
Kushi ka marrë pjesë në shumë konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe është autore e bashkëautore e një sërë artikujsh shkencorë në revista brenda e jashtë vendit.
Ajo flet rrjedhshëm gjuhën angleze, franceze dhe atë italiane.[1][2]
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)