Faruk Begolli | |
---|---|
![]() | |
Lindi | 14 shkurt, 1944 |
Vdiq | 23 gusht, 2007 |
Kombësia | shqiptar |
Faqja në rrjet | Kolosi i Kinematografise Kosovare |
Faruk Begolli (Pejë, 14 shkurt 1944 - 23 gusht 2007) ka qenë aktor i mirënjohur shqiptar nga Kosova në ish-Jugosllavi dhe me famë mbarëballkanike.
U lind në Pejë më 14 shkurt 1944, i biri i kryebashkiakut Sefedin bej Begollit dhe Elmazes së Jashar Pashës.[1]
Studioi në Akademinë e Filmit dhe Teatrit në Beograd dhe diplomoi në vitin 1966. Faruk Begolli ishte gjithashtu një figurë e rëndësishme e Teatrit dhe Kinematografisë Kosovare. Ishte bashkëthemelues i degës së Aktrimi të Fakultetit të Artevetë të Universitetit të Prishtinës, ku edhe punoi si pedagog i lëndës së Aktrimit. Në vitet e 90-ta ai së bashku me Enver Petrovcin themeluan Teatrin "Dodona" në Prishtinë, në këtë Teatër ai angazhonte studentët e tij dhe aktorë të tjerë duke inskenuar shfaqje të ndryshme teatrale. Teatri "Dodona" u bë Teatri më i njohur në Kosovë gjatë këtyre viteve duke vazhduar deri më tani.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)