Feja në Taxhikistan

:
:
:

Feja në Taxhikistan

  Islami (96.4%)
  Krishterimi (1.8%)
  Të tjerë (1.5%)
Një xhami në Isfara

Islami është feja mbizotëruese në Taxhikistan .

Islami u soll në rajon nga arabët në shekullin e VII. Që nga ajo kohë, ajo është bërë një pjesë integrale e kulturës Taxhikistane. Taxhikistani është një vend laik, por epoka post-sovjetike ka parë një rritje të dukshme të praktikave fetare në vend. Shumica e muslimanëve të Taxhikistanit i përmbahen degës sunite të Islamit dhe një grup më i vogël (kryesisht në Gorno-Badakhshan në lindje) i përkasin degës shiite të Islamit. Besimi ortodoks rus është më i përhapuri nga fetë e tjera, megjithëse komuniteti rus u tkurr ndjeshëm në fillim të viteve 1990. Disa grupe të tjera të vogla të krishtera tani gëzojnë lirinë relative të adhurimit. Taxhikistani ka gjithashtu një komunitet të vogël hebre.