Gjon Muzaka | |
---|---|
Princi i Muzakajve | |
Bashkëshorte | Maria Dukagjini |
Fëmijë |
|
Dinastia | Muzakajt |
I ati | Gjin Muzaka II |
E ëma | Kirana Matrënga |
U lind | Berat |
Vdiq | pas 1515 |
Besimi | Katolik |
Gjon Muzaka (it. Giovanni Musachi) ka qenë fisnik arbër i familjes Muzaka, që një periudhë nga Mesjeta e vonët kanë sunduar pjesë të Myzeqesë.[1] Më 1510 ai shkroi Breve memoria de li discendenti de nostra casa Musachi (Kujtim i shkurtër mbi pasardhësit e familjes sonë të Muzakajve). Vepra e tij u botua në Chroniques gréco-romaines të Karl Hopf në Paris 1873, p. 270-340.[2]
Sipas memuarit të vet, i ati i tij ka ndërruar jetë para se osmanët të shtinin në dorë Beratin më 1417.
Kujtimet e tij mbahen si vepra më e vjetër substanciale nga një autor shqiptar. E shkruar në origjinal në gjuhën latine, emrin e tij e ka shkruar Giovanni Musachi. Në to përmend elemente interesante, të vlerësuara si të sakta nga Noel Malcolm. Mes të tjera, sipas historisë familjare, emri "Musachi" e ka prejardhjen nga një formë e tëhuajtur e emrit "Molossachi", fisit të vjetër të Epirit të njohur si Molosët.