Halabak | |
---|---|
Fshat |
Halabak është një vendbanim në komunën e Podujevë, Kosovë.
Emri i fshatit Halabak ndahet në dy pjesë, (është emër Arab) pjesa e parë Hale që do të thotë shkretirë, ndërsa Bak do të thotë i pa banuar.
Ky fshat kufizohet me fshatin: Tërrnavë, Bellopojë, Dyz, Sharban dhe është në jugperëndim të komunës së Podujevës.
Fshati i posedon rrugën, telefonin mobile dhe ujin nga ujësjellësi i liqenit të Batllavës.
Fshatit preferohet edhe për vizitë natyrore për shkak të bukurive që e rrethojnë. Fshati ka pyllin afër, malin, tokë pjellore dhe lumin i cili kalon nëpërmes fshatit të bukur të Halabakut, duke i dhënë madhështinë që i impresionon vizitorët.
Pylli i fshatit i ka këto kafshë të egra si ujku, lepuri, dhelpra e kaprolli, dhe laramani shpendësh të ndryshme.
Fshati është shumë i pasur me tokë bujqësore edhe me pyll. Lartësia mbidetare është 600 m.
Në këtë fshat ekzistojnë mbi 100 shtëpi. Feja e fshatit është 100% Musliman. Familjet që jetojnë në këtë fshat janë:
Halabak është vend bujqësor, ku bujqësia është elementi kryesor. Buxheti i fshatit Halabak nuk është edhe aq i keq në krahasim me fshatrat përreth.
Kryetari i fshatit në periudhën 2001-2006 ishte z.Ali Zeqiri, me profesion mësimdhënës, i cili së bashku me hoxhën e fshatit Mustafë Pllana, kontribuan për asfaltimin e rrugës Bellopojë -Tërrnavë - Halabak me participim 50% nga buxheti i banorëve të fshtatit. Asokohe z.Zeqiri ishte edhe kryetar i nëndegës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në komunën e Podujevës.
Në këtë periudhë u bë edhe lidhja në ujësjellës; me ujë të pijshëm u furnizuan fshatrat Bellopojë, Tërrnavë dhe Halabak.
Fshati ka një ambulancë, një shkollë fillore 5 - vjeçare, dhe një xhami.
Në luftën e fundit, fshati Halabak ka dhënë tre martirë. Në këtë fshat ka qenë i vendosur edhe shtabi i UÇK-së.
Sipas historisë se fshatit thuhet që ky fshat ka qenë vetëm një shkretirë e pa banuar. Do të thotë njerëzit që banojnë aty nuk janë vendas po janë muhaxher (të ardhur) nga viset e tjera.
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Kosovës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |