Ibn Âbidin | |
---|---|
U lind në | Muhammed Emin bin Omer bin Abdulaziz el-Hysejnî ed-Dëmashkî |
Shtetësia | Perandoria Osmane |
Profesioni | Jurispodenca islame |
Vepra të shquara | Redd'ul-Muhtar |
Ibn Abidini (Arabisht : ابن عابدين ; lindur më 1784, Damask - v. 5 gusht 1836, Damask) ose al-Shami ishte një dijetar osman i fikhut (jurispodences) hanefij. Ai është i njohur për veprën e tij të quajtur Redd'ul-Muhtar.
Ai u lind në Damask në vitin 1784. Fillimisht ai studioi Kuranin, gramatikën, sintaksën dhe fikhun Shafiit nga mësuesi i tij Said el-Hamevi. Ai mësoi disa tekste të rëndësishme në lidhje me Kuranin dhe mësoi ez-Zubed në fikh. Pastaj ai mori mësim mbi hadithin dhe tefsirin dhe më pas kaloi në medhebin Hanefi. Ai u bashkua me tarikatin Kadiri dhe Nakshibendi. Tefsiristi Alusi dhe Sheikhulislami Arif Hikmet Beu morën mësim (ixhazet) prej tij.[1]
Në vitin 1820 ai kreu detyrën e Haxhit. Ai gjithashtu shërbeu si kryetar i fetvasë në administratën shtetërore. Ai vdiq në Damask më 5 Gusht 1836. Varri i tij ndodhet në varrezat e Bâbüssagir.[1]