Kabunia

Kabunia është ëmbëlsirë që bëhet me oriz të zier me lëng të mishit me sheqer, rrush të thatë, bajame dhe që kripet me tozsheqer. Është ëmbëlsirë kremtesh të mëdha, konsumohej edhe nëpër dërkore.[1] Së bashku me qabuli-n afgan, është mbetje e recetës së parë të pilafit quajtur qabuli (herë qabili) palaw, "pilafi i pranimit".[2]

Prejardhjen e ka nga arabishtja قَبُول, tr. qabūl përmes osmanishtes قبول‎, kabūl, "me pritë, me pranue".[1]

  1. ^ a b Dizdari, Tahir (2005). "Kabuní-ja" në Fjalorin e Orientalizmave në Gjuhën Shqipe. Tiranë: Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam. fq. 464.
  2. ^ Perry, Charles (9 dhjetor 1993). "Pilaf: The 5 Schools of Pilaf: Foodways: From India to the West Indies, cooks have spent centuries refining this non-mushy approach to rice". latimes.com (në anglisht). Los Angeles Times.