Carl Ludwig Patsch bullgarisht: Карл Пач (Kowatsch, 14 shtator 1865 – Vienë, 21 shkurt 1945) ka qenë albanolog, sllavist, arkeolog dhe historian austriak.[1]
Carl Patsch u lind në Boheminë Veri-Lindore, i biri i Ludwig Patsch - kujdestar i një princi të lartë, por u rrit në Maratschowka dhe Sławuta, Volhynia. Përveç gjermanishtes, ai fliste gjuhën çeke, polake e ruse si gjuhë nëne. Pas ndjekjes së gjimnazit Piaristen në Pragë, Patsch studioi historinë dhe gjeografinë në Universitetin e Pragës nga 1885. Në 1889 ai mori doktoraturën e tij për burimet e Strabonit mbi historinë e kohës së tij.
Në vitet 1890-1892 mbajti bursën si asistent në Seminarin e Arkeologjisë-Epigrafisë. Më 1891 u bë anëtarë i vëllazërisë Moldavia në Vienë[2].