Kliton Bozgo

Kliton Bozgo
Personal information
Data e lindjes 5 dhjetor 1971 (53 vjeç)
Vëndi i lindjes Gjirokastër, Shqipëri
Gjatësia 1.70 m (5 ft 7 in)
Pozicioni(et) Sulmues
Karriera rinore
Tomori
Karriera e lartë*
Vitet Team Apps (Gls)
1989–1992 Tomori 70 (47)
1992–1993 Dubrava
1993–1995 Maribor 40 (21)
1995–1998 Olimpija 74 (31)
1998–2000 Maribor 60 (39)
2000–2004 Admira Wacker 132 (21)
2004–2005 Maribor 28 (18)
2005 Drava Ptuj 5 (0)
2006 Hartberg 9 (7)
2006–2007 St. Andrä 12 (4)
2007–2008 Mura 05 21 (2)
2008–2012 Union Gamlitz
2015 SV Sachsenburg
Karriera ndërkombëtare
1993–1997 Shqipëria 12 (0)
Managerial career
Sllovenia U15
2013 Aluminij
2015 SV Sachsenburg
2016–2018 SV Kaindorf
*Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve

Kliton Bozgo (lindur më 5 dhjetor 1971), është një futbollist profesionist shqiptar.

Bozgo e filloi karrierën sportive në qytetin e Beratit, në fillim me skuadrën e të rinjve dhe pastaj me skuadrën e të rriturve të Tomorit.

Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur për të dy gjigandët e futbollit të Sllovenisë Olimpija Lubjanë dhe Maribor. Ai bëri një përshtypje të madhe sidomos në Maribor, ku ai konsiderohet ende si një nga sulmuesit më të mirë që ka luajtur ndonjëherë me atë klub. Ai shënoi gjithsej 108 gola për Mariborin, duke u bërë golëshënuesi i 2-të më i mirë në historinë e klubit dhe i pari pas pavarësisë së Sllovenisë në vitin 1991.

Ai ishte dy herë golashënuesi më i mirë i Ligës Sllovene. Në sezonin 1999-2000 ai shënoi 24 gola dhe në sezonin 2004-05 18 gola. Në sezonin 1999-2000 ai luajti për Mariborit në Ligën e Kampionëve të UEFA . Në total ai ka luajtur 207 ndeshje në ligën e parë sllovene, duke shënuar 109 gola në proces.

Gjatë kohës së tij në Mura 05 ai mori rolin e ndihmësit të trajnerit Edin Osmanoviç.

Ai është aktualisht ndihmës trajner i Šimundža Ante në Aluminij dhe trajneri i ekipit kombëtar slloven U15.